Bota ne vitin 2025 Nga manipulimi i ADN-se tek transporti ne hapesire

Bota ne vitin 2025: Nga manipulimi i ADN-se tek transporti ne hapesire

Jeni kuriozë të dini se si do të jetë bota në vitin 2025? Ja 10 parashikimet për botën dhe njerëzimin:

1. Ulja e lindshmërisë

Sipas raportit, ata që dikur janë quajtur “Baby Boomers”, personat të cilët kanë pasur numrin më të lartë të lindshmërive, do të arrijnë moshën 80-vjeçare, dhe bota do të ketë më tepër nevojë për një natalitet të lartë. Fonde të shumta do të menaxhohen për mënyrën se si kjo të arrihet.

2. Energjia diellore do të jetë burimi më i madh i energjisë në planet

Metodat për tërheqjen, ruajtjen dhe konvertimin e energjisë diellore do të bëhen kaq të përparuara dhe efikase, sa që energjia diellore do të bëhet burimi kryesor i energjisë në planetin tonë.

3. Diabeti i tipit 1 do të jetë i parandalueshëm

Nëpërmjet modifikimit të gjeneve njerëzore, i cili do të bëhet i mundur në realitet, do të mundet të parandalohen sëmundje të tilla si Diabeti i tipit 1.

4. Do të marrë fund mungesa e ushqimit

Në sajë të avancimeve në teknologjinë e ndriçimit dhe teknikat e imazhit, së bashku me modifikimin e kulturës gjenetike, mungesa e ushqimit dhe luhatjet e çmimeve të ushqimit do të bëhen gjëra të së kaluarës.

5. Transporti elektrik ajror

Inxhinieria e hapësirës ajrore dhe bateri të teknologjive të reja do të mundësojnë transportin e automjeteve elektrike nga toka në ajër. Avionët mikro-komercialë do të fluturojnë drejt qiellit në udhëtime të shkurtra.

6. Çdo gjë do të jetë digjitale

Nga makina dhe shtëpia që i përgjigjen çdo dëshire, deri te pajisjet që mendojnë për veten e tyre, të gjitha do të drejtohen në mënyrë dixhitale.

7. Karburantet bazë që janë sot nuk do të ekzistojnë më

Do të ndryshojnë metodat e furnizimit dhe pajisjes me karburantet bazë, siç është nafta për shembull.

8. Trajtimet e kancerit do të kenë më pak efekte anësore

Zhvillimi i barnave do të jetë shumë herë më i saktë, duke përdorur antitrupa për të dhënë mekanizmat e sakta të veprimit, më tepër se efekte të mëdha negative të kimikateve toksike për pacientët, të cilat do të reduktohen në mënyrë të konsiderueshme.

9. Krijimi i hartës së ADN-së që në lindje

Evolucioni i nanoteknologjisë, së bashku me teknologjitë më të përhapura të të dhënave, do të arrijnë që të ndjekin hap pas hapi çdo fazë të jetës së njeriut, duke parandaluar sëmundjet që në formimin fillestar të tyre.

10. Transporti në hapësirë

Edhe pse në vitin 2025 njerëzit nuk do të jenë ende në gjendje për transport në hapësirë, në këtë fushë do të bëhet një investim i rëndësishëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama