Bonuci Konte eshte mjeshter tani do mundim Gjermanine

Bonuçi: Konte është mjeshtër, tani do mundim Gjermaninë

Leonardo Bonuçi është përzgjedhur si futbollisti më i miri i ndeshjes nga UEFA. Mbrojtësi i Italisë e cilëson skuadrën e tij si të përbërë nga "23 ëndërrimtarë", të cilët duan t'i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. "Kundër Spanjës kemi zhvilluar ndeshjen që dëshiruam.

607136651_MH_1681_3336B2BB0C87659A9AE59C06B79ECF67_3489

Arritëm të jemi të fortë në mbrojtje, por edhe të ushtrojmë presing të vazhdueshëm te zona e tyre. Mendoj se dominuam thuajse në çdo aspekt dhe morëm një fitore të merituar. Ishte një fitore e ëndërruar nga një skuadër që përbëhet prej 23 ëndërrimtarësh. Duam të shkojmë deri në fund të Europianit", deklaroi Bonuçi.

"Ne nuk kemi shumë talent, por jemi një grup kompakt, i drejtuar nga një trajneri Konte që është mjeshtër. Nuk kënaqemi me çerekfinalet. Tani duam të eliminojmë Gjermaninë. Rrugën tonë do ta marrim duke u përqendruar gjithnjë te pengesa e radhës. Sa më tepër të avancojmë, aq më e vështirë bëhet.

Por, eliminimi i kampionëve në fuqi të Europianit, pa diskutim që është një tregues force. Asnjëherë nuk realizohen paraqitje apo arritje të tilla në mënyrë rastësore", përfundoi ai deklaratën pas fitores së djeshme kundër Spanjës.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama