Bonuci Juvja shembull per Italine Balo ska ndryshuar ndihet Zonje e pare

Bonuçi: Juvja shembull për Italinë, Balo ska ndryshuar, ndihet Zonjë e parë

Në ceremoninë e organizuar dje me rastin e 73-vjetorit të Gaetano Shireas, Leonardo Bonuçi tregoi se ka besim të verbër te Konte dhe se ëndërronte që Italia të ishte protagoniste në Europian. bonuciMbrojtësi i Juventusit në fjalën e tij nuk evitoi të "pickonte" sërish Mario Balotelin, për të cilin dha se nuk ishte "korrigjuar"...

Dëmtimet

"Fitoret të ndihmojnë për të fituar dhe të përmirësojnë në të gjitha aspektet. Europianin Italia e nis nga radha e dytë ose nga e treta, por kjo nuk përbën një problem për ne. Gjithçka mbetet në dorën tonë, kemi në dorë që t'i bëjmë njerëzit të bëjnë autokritikë. Në Francë, shkojmë si një ekip që nuk është favorit. Në dhjetë vitet e fundit, vendi ynë nuk ka prodhuar shumë talente. Kemi një shans që të kthehemi në një surprizë të këndshme nëse luajmë në grup".

Shembulli i "Zonjës"

"Duhet të punohet më shumë me sektorët e të rinjve. A na mungon guximi? Duhet të përballemi gjithmonë me tifozët, të cilët presin shumë prej nesh. Një event mund ta nisësh keq, por në fund mund të triumfosh. Në këtë pikë shembullin më të mirë e jep Juventusi. Duhet kurajë, sezoni që mbylli Juventusi duhet që t'i shërbejë të gjithëve si shembull".

"Zonjë e parë"

"Çfarë të them për Marion? Gjithçka varej nga vetë ai. Duhej të tregohej i zgjuar dhe të kuptonte se ku duhej të ndryshonte. Këtu nuk kanë rëndësi individualitetet, këtu individët duhet të jenë në shërbim të skuadrës. Në Kombëtare duhet të jesh si një tank, duhet të sakrifikohesh për shokun. Nëse do të kishte kuptuar kaq, do të bëhej njëri prej më të fortëve në botë. Por ai ndihet një 'Zonjë e parë'".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama