Bonhomme triumfon ne nxehtesine e Abu Dhabit ne celjen e sezonit te Red Bull Air Race 2010

Bonhomme triumfon ne nxehtesine e Abu Dhabit, ne celjen e sezonit te Red Bull Air Race 2010

ABU DHABI – Kampioni ne fuqi, britaniku Paul Bonhomme fitoi garen e pare te sezonit te Red Bull Air Race 2010 ne Abu Dhabi te shtunen me 27 mars, duke lene pas patriotin e tij Nigel Lamb (vendi i 2-te) dhe hungarezin Peter Besenyei (vendi i 3-te) ne nje gare fantastike mbi ujrat e Gjirit Arabik.
 
Hannes Arch, i cili fitoi garen ne Abu Dhabi vitin e kaluar, u skualifikua ne raundin Top 12 per realizimin e nje fluturimi te rrezikshem. Me temperaturat qe shkonin mbi 40 grade dhe eren e forte te shkretetires qe papritur nderroi drejtimin pak ore para gares, hapja e sezonit u kthye ne garen me dramatike te gjashte viteve te fundit te Kampionatit Boteror Red Bull Air Race.
 
 “Ishte nje fillim shume i bukur” tha Bonhomme, i cili mori 12 pike dhe shenoi fitoren e 12-te ne karrieren e tij. Edhe per veteranet e Red Bull Air Race, Lamb dhe Besenyei ishte nje gare ne kushte atmosferike shume te veshtira, po gjithsesi ata arrtien te menaxhonin situaten. Koha e fitores qe realizoi Bonhomme ishte 1:14.06. Lamb ishte 0.86 sekonda pas, ndersa Besenyei 7.12 pas.
 
“Ishte shume e habitshme ajo qe pame sot” u shpreh Bonhomme. “Era nderroi drejtim dhe i çorientoi te gjithe. Temperatura ishte nje faktor tjeter. Ne raste te tilla eshte thelbesor perqendrimi. Nuk mendoj se eshte koinçidence qe vetem te vjetrit hipin ne podium. Eksperienca eshte ajo qe te ndihmon ne raste te tilla. Duhet te jesh shume i vemendshem me ate qe ndodh rreth e rrotull dhe te zbatosh shume mire taktikat”.
 
Gara e pare e sezonit 2010 ishte eksperienca e pare per dy te rinjte, Martin Sonka nga Republika çeke dhe brazilianin Adilson Kindlemann.
 
Gara tjeter e sezonit do te zhvillohet ne Perth, ne Australine Perendimore me 17 dhe 18 prill.

Kalendari i Kampionatit Red Bull Aira Race 2010:
Mars 26/27:  Abu Dhabi (Emiratet e Bashkaura Arabe)   
Prill 17/18: Perth (Australi)
Maj 8/9: Amerika e Jugut
Qershor 5/6: Windsor, Ontario (Kanada)
Qershor 19/20: Nju Jork, (Shtetet e Bashkuara te Amerikes)
Gusht 7/8: EuroSpeedway, Lausitz (Gjermani)
Gusht 19/20: Budapest (Hungari)
Shtator 4/5: Lisbon (Portugali)


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama