Bogdani Nuk duhet ti lutemi Januzajt

Bogdani: Nuk duhet t'i lutemi Januzajt

Tema më e diskutuar kohët e fundit nga tifozët shqiptar dhe drejtuesit e Kombëtares Shqiptare është pikërisht çështja e talentit të Manchester United, Adnan Januzaj. Në lidhje me këtë debat ka folur edhe bomberi i ekipit kombëtar Erion Bogdani, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka deklaruar se Shqipëria nuk duhet ti lutet Januzajt për të veshur fanellën kuqezi. Sipas Bogdanit të luash me Kombëtaren është një ndjenjë e jashtëzakonshme dhe nëse një lojtar nuk e ndien si një detyrim që të kontribuojë për ekipin përfaqësues, atëherë është më mirë që ai të mos jetë pjesë e atij ekipi.

Nuk duhet t’i lutemi Januzait.

“Përtej faktit se janë talente të padiskutueshme (flas edhe për Valmir Berishën), gjykoj se po bëhet shumë zhurmë për këtë lojtarë, sidomos për të parin (Adnan Januzaj). Personalisht kam një mendim krejt tjetër. Më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë në Kombëtare dhe më besoni, kisha një ndjenjë të jashtëzakonshme. Isha si një fëmijë i lumtur që merr në dorë lodrën e parë. Nuk di sesi ta përshkruaj atë moment. Dhe më besoni, unë kam luajtur në Itali në stadiume me 60 mijë tifozë, kundër skuadrave të mëdha dhe emrave më të mirë të futbollit botëror, por kisha komplet tjetër ndjenjë, krenari dhe nder kur luaja me Kombëtaren. Thënë këtë, nëse një lojtar nuk e ndien si një detyrim që të kontribuojë për ekipin përfaqësues, atëherë është më mirë që ai të mos jetë pjesë e atij ekipi.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama