Barcelona mund 8-0 Kordoben

Barcelona mund 8-0 Kordoben

Barcelona i ka dhënë një sinjal të fortë Bajernit në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale për Ligën e Kampionëve. Katalanasit kanë mundur 8-0 Kordobën, në fushën e kësaj të fundit në javën e 35-të të kampionatit spanjoll. Seria e golave nisi tre minuta nga fundi i pjesës së parë me anë të Rakitiç. Në minutat shtesë të pjesës së parë dyfishoi rezultatin Suarez.

 

Mesi shënoi dy herë në pjesën e dytë në minutën 46 dhe 80. Me dy golat e shënuar sot, Mesi ka marrë kryesimin e golashënuesve duke shkuar në kuotën e 40 golave, një më shumë se Ronaldo. Gjithashtu edhe uruguaiani realizoi edhe dy herë të tjera në këtë pjesë. Golat e tjerë u shënuan nga Pike dhe Nejmar. Kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi, Barcelona ka një avantazh prej pesë pikësh. Real Madrid ndeshet sot me Sevijën në orën 20:00.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama