BVB nxjerr gjithe mllefin

BVB nxjerr gjithe mllefin

Borussia Dortmundi ka nxjerrë gjithë frustrimin e këtij sezoni në derbin kundër kampionit Bayern Munich duke e mposhtur në Allianz Arena me rezultat 3-0.

Vetëm një gol u realizua në fraksionin e parë dhe golashënues ishte Henrikh Mkhitaryan (20’), ndërsa asistues ishte Reus. Pak minuta brenda gjysmës së dytë (49’), Marco Reus e dyfishoi epërsinë, kurse arkitekti ishte Aubameyang.

 

Një tjetër gol rutinë nga mysafirët u konkretizua nga Jonas Hofmann (56’). Megjithëse një derbi, kjo ndeshje ishte e parëndësishme për Bayern Munichun që tashmë e ka fituar titullin e Bundesligas për këtë edicion. Nga ana tjetër, kjo fitore do t’i shërbejë Borussia Dortmundit në rrugën për të përfunduar në vend të dytë në tabelë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama