Avioni ne Divjake Arvizu Te presim hetimet sepse dime shume pak

Avioni ne Divjake, Arvizu: Te presim hetimet, sepse dime shume pak

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksander Arvizu, flet nga Elbasani lidhur me çështjen e avionit të rrëzuar në plazhin e Divjakës para pak ditësh, ku u arrestuan piloti italian dhe një shtetas shqiptar, që po tentonin të ngarkonin 460 kg me destinacion Italinë.

Diplomati amerikan, gjatë veprimtarisë për vullnetarët e Korpusit të Paqes, ka deklaruar: “Presim hetimet, sepse dimë shumë pak, hetimet të zbardhin të vërtetën. Duhen pritur hetimet pas akuzave të opozitës. Edhe unë jam i interesuar për zbardhjen e së vërtetës.

Ka më shumë gjëra që nuk i dimë sesa i dimë. Të gjithë kanë një mendim, por kemi nevojë për shumë fakte.  Sikurse thashë të gjithë kanë një mendim dhe opinion, por kemi nevojë për  shumë informacione dhe më shumë fakte”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama