Arti modern i Vocit ne Muzeun Kombetar

Arti modern i Vocit ne Muzeun Kombetar
Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë është hapur një ekspozitë vetjake e arteve moderne e piktorit Leonard Voci. Në këtë ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 10 shkurt, Voci ka paraqitur 250 piktura të kornizuara në tablo, por edhe shumë skica si dhe materiale në papiruse. Piktori Voci, i cili ndër të tjera ka studiuar dhe ushtruar veprimtarinë e tij edhe në Gjermani , është cilësuar nga shtypi vendas edhe si mjeshtër i ngjyrave. Për piktorin nga Bajza e Shkodrës shtypi gjerman ka shkruar jo pak herë me notën e kritikës së pikturës dhe herë me nota spektakolare biografike. Ai ka hapur shumë ekspozita vetjake në shumë vende të ndryshme të botës. I vlerësuar në shumë ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, piktori Leonard Voci, sipas kritikës shqiptare, me këtë ekspozitë sjell një tjetër imazh të pikturës shqiptare në shekullin e 21.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama