Arsenali forcon vendin e katert

Arsenali forcon vendin e katert

Arsenali ka forcuar edhe më tej vendin e katërt në tabelën e Ligës Premier, pasi ka mposhtur Hull Cityn në udhëtim me rezultat 3-0. Arsenali e dominoi sfidën, me vendasit që ishin agresiv dh që tashmë kishin siguruar mbijetesën.

 

Aaron Ramsey në minutën e 31-të hapi serinë e golave për 1-0 pas asistimit të Cazorlas. Pasi Giroud ndali topin me gjoks, ishte një volej fantastik nga Lukas Podolski ai që i dha fund gjithçka në pjesë të parë (45') për 2-0. Në pjesën e dytë vazhdoi loja e bukur e Arsenalit. Lukas Podolski me golin e tij të dytë personal shënoi për 3-0 pas 54 minutash lojë, e kur edhe përfundoi gjithçka. Deri në fund Giroud e pati një rast të mirë, por nga dy metra distancë qëlloi transverzalen. Pas kësaj fitore Arsenali ka 70 pikë, katër më shumë se Evertoni që është në vendin e pestë dhe 10 më pak se Liverpooli në vendin e parë. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama