Argjentina ne finale penalltite eliminojne Holanden

Argjentina ne finale, penalltite eliminojne Holanden

Argjentina eshte finalistja e dyte e kamionatit boteror Brazil 2014. Skuadra e Mesit arriti te mposhte Holanden me penallti,  pas 120 minutave loje me rezultat te barabarte 0-0. Koha e rregullt e gjysmëfinales së dytë Holandë-Argjentinë që u luajt  në stadiumin Arena Corinthias të Sao Paolo perfundoi barazim 0-0.

Në pjesën e parë argjentinasit kanë pasur më tepër raste per të shenuar pa munduar ta finalizojnë me gol, ndërsa holandezët kanë qenë më të tërhequr në  mbrojtje.

Pjesa e dyte pati nje ritem me te shpejte te lojes me holandezet te zhvendosur te gjithe ne sulm, por as kjo pjese nuk shenoi ndryshim te rezultatit duke e çuar ndeshjen me shtese. Vendosmeria e te dyja skuadrave per te mberritur ne finalen e ka kthyer ndeshjen mes tyre ne nje sfide dhembe me dhembe duke e lene te bardhe rezultatin edhe ne 30 minutat e shteses. Kane qene penalltite qe kane vendosur fitoren e Argjentines, e cila shkon keshtu ne finalen e madhe perballe Gjermanise, ne stadiumin Maracana, me 13 korrik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama