Arben Theodhosi

Arben Theodhosi
Lindi në Tiranë më 1953.
1991 - Merr pjesë në ekspozitën "Forbidden Art" në Vienë.
1992 - Ekspozitë vetiake në Galerinë Kombëtare të Arteve me 40 punime në vaj, të realizuara kryesisht gjatë viteve të internimit.
1993 - Përfundon në Akademinë e Arteve studimet e ndërprera për 15 vjet (1975-1990 ishte periudha e internimit dhe e punës së detyruar në minierë për shkak të pozicionit politik të të atit, Koço theodhosit, anëtar i byrosë politike dhe ministër i Industrisë i dënuar me vdekje në 1977 nga regjimi diktatorial). 1994 - Ekspozitë në Qendrën e Dizainit, sponsorizuar nga William Walters. 1995 - Merr Çmimin e parë "Onufri 95' nga Galeria Kombëtare e Arteve Tiranë, për pikturën 'Arka'.
1996 - Ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, sponsorizuar nga Debra Wahlberg. 1994-1996, Bën pjesë në grupin e piktorëve restauratorë pranë Institutit të Monumenteve.
1996-1998, Emigron në Greqi, Athinë, ku punon për dy Galeri Arti: 'Aretas' dhe 'Plaka Gallery' (pik-turë dhe restaurim).
2000 - Ekspozitë në Arezzo, organizuar dhe sponsorizuar nga IOM, UCODEP dhe Region of To¬scana.
2005 - Ekspozitë në Hollandë (Hague), organizuar nga Ambasada shqiptare në Hague.
2007 - Ekspozitë e përbashkët për NENE TEREZEN, me piktorët G.Leka, L Blloshmi dhe Hasan Nallbani, organizuar nga Galeria Kombëtare e Arteve.
Disa memorie dhe përjetime të Theodhosit mund të shfletohen në librin dhe katalogun e tij të parë të titulluar 'Rievokim'
Në Maj 2007 promovohet libri dhe katalogu i dytë i Theodhosit, i titulluar 'Sfidë ndaj Kufijve', në gjuhët shqip dhe anglisht, me 58 punime kryesisht të viteve të fundit dhe me një shkrim ku autori pre¬zanton pikpamjet e tij.

Pikturat e Theodhosit ndodhen në koleksione private në shumicën e shteteve të Europës perëndimore si dhe në USA. Një ndër veprat më të vlerësuara është pktura në vaj "Purple Crucifix", e cila bën pjesë në koleksionin e artit modern të Muzeut dioqezan ''Albino Luciani" në Vittorio Veneto (Itali). Aktualisht Theodhosi punon si specialist restaurator në sektorin e artit pranë Institutit të Monumen¬teve të Kulturës 'Gani Strazimiri'.

Disa nga fotot e tij:

















Artikujt e fundit


Reklama

Reklama