Apple ul cmimin e iPhone 5 dhe iPhone 5S

Apple ul cmimin e iPhone 5 dhe iPhone 5S

Kompania Apple ka ulur çmimin e iPhone 5S dhe 5C, pas prezantimit të gjeneratës së gjashtë të këtij telefoni. Dy paraardhësit e iPhone 6 tani do të kushtojnë 200 dollarë më lirë. Modeli me 16 GB i 5S kushton 620 euro, kurse ai me 32 GB vlen 685 euro. iPhone 5C, i cili u prezantua së bashku me 5S, tani kushton 390 euro për modelin 8 GB.

Pajisjet do të kenë edhe sistemin e ri operativ iOS 8 që do të publikohet javën e ardhshme dhe do të funksionojë edhe në orën e Apple, iWatch. iPhone 6 do të kushtojë 650 euro për modelin me 16 GB, 700 euro për modelin me 69 GB dhe 800 euro për 128 GB.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama