Ankohet ne TV per rritje te krimit i vjedhin varesen live

Ankohet ne TV per rritje te krimit, i vjedhin varesen 'live'

Një grua braziliane, e cila ishte duke dhënë një intervistë në rrugë ku ankohej për shkallën e lartë të kriminalitetit në vend dhe mungesën e policëve e ‘dokumentoi’ më së miri atë që sapo tha duke qenë se tentuan ta vidhnin ‘live’ teksa ishte në transmetim direkt në TV.

Ngjarja ka ndodhur në Rio de Zhaneiro, një qytet me një shkallë shumë të lartë kriminaliteti, ku ndodhin qindra vrasje dhe grabitje në vit. Gruaja, emri i të cilës nuk bëhet me dije, ishte duke folur para kamerës, kur një i ri i afrohet dhe tenton t’i grabisë varësen nga qafa. Hajduti nuk arriti ta vidhte varësen pasi gruaja reagoi menjëherë ndaj u detyrua të largohej me vrap. Edhe gazetari që po intervistonte gruan e ndoqi hajdutin, por nuk arriti ta kapte.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama