Ambasadorja Vlahutin Reforma ne drejtesi duhet bere tani!

Ambasadorja Vlahutin: Reforma në drejtësi duhet bërë tani!

"Reforma në drejtësi duhet të bëhet tani. Nuk është e lehtë për askënd, dhe nuk duhet të jetë në fakt. Duhet të jetë një ndryshim i thelle. Vendet anëtare kanë nevojë për Shqipërinë që ajo të provojë jo me fjalë, por me reforma kërkesat që janë të rëndësishme për në BE. Ne kemi nevojë të shohim politika të shëndetshme dhe të frytshme."

Kjo ishte deklarata e ambasadores së BE-së Romana Vlahutin, bërë sot në Sesionin Përmbledhës së Konventës së Integrimit.

Ambasadorja Vlahutin i kërkoi Kuvendit miratimin sa më shpejtë të reformës në drejtësi dhe hapjen e rrugës për procesin e zbatimit të saj. Kjo do të sillte një ndryshim jetësor për secilin shqiptar, u shpreh Zonja Vlahutin.

Ambasadorja e BE-së Vlahutin dhe ambasadori amerikan Lu, prej muajsh tashmë, i kanë kërkuar deputetëve shqiptar arritjen e një marrëveshjeje dakordësie për reformën në drejtësi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama