Alonso Largimi i Montezemolos nuk ndryshon te ardhmen time!

Alonso: Largimi i Montezemolos nuk ndryshon te ardhmen time!

Largimi i Luca Cordero di Montezemolos nga presidenca e Ferrarit nuk ka ndryshuar aspak dëshirën e Fernando Alonsos për të vijuar karrierën e tij tek kokëkuqja. Lajmin e bën të ditur vetë piloti spanjoll i Ferrarit, i cili ndodhet në Singapor për t’u përgatitur për çmimin e madh të Malajzisë, që do të zhvillohet të dielën. “Për mua personalisht nuk ka ndryshuar shumë pas largimit të Montezemolos. Është e vërtetë që ka ndryshuar stafi drejtues, por dëshira për të fituar dhe për të rinovuar me kokëkuqen nuk ka ndryshuar”, – ka thënë Alonso. Ai gjatë një prononcimi për shtyp ka theksuar se ndihet i lodhur nga fjalët e shumta në media. “Çdo ditë një lajm i ri. Në fillim, sipas mediave isha tek ‘Mclaren’, pastaj tek ‘Red Bull’. Jam duke ecur mjaft mirë këtë sezon. Kam grumbulluar tri herë më shumë pikë se shoku im i skuderisë dhe çdo të enjte më duhet të përgënjeshtrojë fantazitë e gazetarëve”, – theksoi piloti spanjoll, ish-kampion bote. Sa i takon kampionatit aktual, Alonso i ka të qarta idetë. “Po punojmë për sezonin e ardhshëm. Këtë sezon jemi të limituar për shkak të problemeve që kemi hasur, po punojmë për të ndërtuar një makinë perfekte për sezonin e ardhshëm”, – përfundoi ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama