Alisha Kis do ndeze turmen Ja per ke bej tifozllek

Alisha Kis do ndezë turmën: Ja për kë bëj tifozllëk

Finalja e "San Siro"-s do të jetë një spektakël në të gjitha aspektet. Ndërsa të dyja skuadrat do të bëjnë sportdashësit të mbajnë frymën, këngëtarja amerikane Alisha Kis do të ndezë turmën, përpara se tenori Andrea Boçeli të këndojë "live" himnin e Ligës së Kampioneve.

Alicia Keys"Për mua është një nder që të këndoj në një eveniment si ky, - tha për median italiane Alisha Kis, e cila numëron 50 milionë albume të shitura në botë. - Champions-i është turneu më i bukur në botë dhe për mua, që jam një e apasionuar pas futbollit, ky do të jetë një kujtim shumë i bukur.

I falënderoj të gjithë ata që më kanë zgjedhur për të qenë pjesë e këtij spektakli. Reali apo Atletiko? Unë dhe fëmijët e mi jemi tifozë të Realit, prandaj shpresoj që të festojmë së bashku në fund".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama