Akuzat belge Frroku ne seance Jam betuar deputet si malesor!

Akuzat belge, Frroku ne seance: Jam betuar deputet si malesor!

Deputeti kristiandemokrat Mark Frroku mbërriti rreth orës 10:00 në Kuvendin e Shqipërisë i shoqëruar nga 2 makina policie, për tu bërë pjesë e seancës plenare që do të vendosë për arrestimin ose jo të tij përballë akuzave nga autoritetet belge se ka vrarë një shqiptar në vitin 1999.

Kreu i Partisë Demokristiane ndodhet në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për akuzat që i rëndojnë nga drejtësia shqiptare se është përfshirë në sajimin e historisë së atentatit që deputeti Tom Doshi pretendon se kryeparlamentari Meta kish urdhëruar ndaj tij. Për këtë arsye, Frrokut i është dashur leje nga Prokuroria për të lënë shtëpinë, e për tu bërë pjesë e seancës së të enjtes.

Kuvendi në pikën e tij të parë të rendit të ditës do të shqyrtojë dy raportet e ardhura nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, ku PD dhe PS bashkuan votat për t’i thënë po arrestimit.

Frroku do të mbrohet para kolegëve të tij në lidhje me akuzat e reja, edhe pse në seancën e shkuar ishin deputetët të cilët i dhanë aprovimin Prokurorisë së Përgjithshme për ta arrestuar në lidhje me çështjen “Doshi”.

Deputeti Frroku pritet të mbajë të njëjtin qëndrim në seancë në lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet, duke mohuar autorësinë e vrasjes. Nëse Kuvendi do të autorizoje Prokurorinë, Frroku do të duhet të rikthehet sërish në qeli pasi do të përballet edhe me akuzën për vrasje të ardhur nëpërmjet Interpolit nga shteti belg.

 


Ora 10:44 Frroku para deputetëve: Jam betuar si malësor i vërtetë

"I nderuar zoti kryetar, pas një jave ndodhi sërish në këtë vend, për një akuzë tjetër nga prokurori. Nëse në rastin e parë pashë të arsyeshme të flas nga karrikja, tani jam në këtë foltore të shenjtë për të sqaruar opinionin publik., unë jam betuar jo vetëm si deputetë por edhe si malsor, me rregullat e caktuara dhe jo si këto malsorët e sot. Unë nuk kam vrarë apo shtyrë njeri për të vrarë apo kanosur njeri. Nuk ka asnjë vendim të formës së prerë nga asnjë gjykatë belge apo ndonjë vend të botës." tha Frroku 

Ora 10:00 Frroku mbërrin në Kuvend i shoqëruar me policë

Avokatet marrin leje per Frrokun. Prokuroria: Mund te shkoje ne seance
Aktualisht me vendin të Gjykatës së Lartë deputeti Mark Frroku është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërkohë që hetimet për çështjen “Doshi” vijojnë. Por nisja e hetimeve për një tjetër çështje që lidhet me një vrasje të kryer në Belgjikë në vitin 1999 për të cilën autoritetet belge bëjnë me faj deputetin Frroku, ka bërë që avokatët e tij të kërkojnë leje nga Prokuroria për pjesëmarrjen e tij në seancë.

Kështu avokatët e deputetit Frroku, Sajmir Visha dhe Genc Gjokutaj kanë paraqitur në prokurori një kërkesë për pjesëmarrjen e klientit të tyre sot në seancë plenare. Pas autorizimit të dhënë nga organi i akuzës, Frroku do të jetë sot në seancë plenare për të bërë mbrojtjen e tij përpara kolegëve që një javë më parë votuan për arrestimin e tij.
 
Opozita do të marrë pjesë në votimin për Frrokun


Deputetët e opozitës do të jenë në sallën e parlamentit dhe do të votojnë pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për të arrestuar Mark Frrokun. Ky vendim është marrë në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të mbajtur mesditën e kësaj të mërkure, dhe mësohet për A1 Report nga burime brenda mbledhjes.
 
“Doshi”, seanca e shkuar ku u vendos për arrestimin e Frrokut


Në seancën e shkuar parlamentare, opozita braktisi votimin për kërkesën e Prokurorisë që kërkoi autorizimin e Kuvendit për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku në lidhje me historinë e atentatit që Doshi pretendon se ishte planifikuar gjashtë muaj më parë për vrasjen e tij dhe të demokratit Mhill Fufi, me urdhër të kryeparlamentarit Meta. Mesila Doda ishte e vetmja që qëndroi në sallë dhe që dha votën e saj pro për arrestimin e deputetëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama