Afrika e Jugut i p�rulet mbret�rve t� Freestyle

Afrika e Jugut i p�rulet mbret�rve t� Freestyle
Rreth 60 futbollistë të stilit të lirë nga e gjithë bota u ndeshën në Cape Town (Afrika e Jugut) mbrëmjen e së mërkurës më 28 Prill 2010 në Finalen Botërore të Red Bull Street Style 2010. 27 vjeçari nga Norvegjia, Anders Solum, mbizotëroi me triket e tij përpara një publiku shumë entuziast në sheshin e famshëm të Cape Town, Grand Parade. Heroi vendas nga Afrika e Jugut, 21 vjeçari Kamal Ranchod, arriti deri të shkonte deri në raundin final, por pa mundur të rrëmbejë titullin kampion. Yjet e futbollit George Weah dhe  Edgar Davids i dorëzuan trofeun fituesit përpara gazetarëve nga 30 shtete të ndryshme të botës.

CAPE TOWN.  Në kryeqytetin e futbollit, Cape Town, emocionet arritën majat ndërsa futbollistët më të mirë Freestyle nga mbarë bota performuan përpara mijëra fansave. Gjatë tre ditëve të kampionatit konkurrentët u ndeshën kokë-më-kokë sipas rregullave të thjeshta të garës: 3 minuta, 2 lojtarë, 1 top.
 
Ishte norvegjezi Anders Solum i cili arriti të impresionojë më shumë jurinë e nderuar të aktivitetit me larminë e lëvizjeve të tij: “Unë nuk njoh asnjë futbollist profesionist që mund të bej trike të tilla” komentoi anëtari i jurisë dhe tri herë Futbollisti Afrikan i Vitit, George Weah. “Sot ne dhamë vlerësimin tonë për atë që quhet tamam kontroll i topit. Ishte vërtet e vështirë të vendosje se cilët shtete do të eliminoheshin.”
 
Ylli holandez i futbollit Edgar Davids, i cili ka qenë në panelin e jurisë edhe në Finalen Botërore të Red Bull Street Style në Sao Paolo (BRAZIL) në 2008, mbeti gjithashtu pa fjale: “E pabesueshme. Është diçka midis kënaqësisë së vërtetë dhe zhgënjimit të madh. Këta djem janë fantastik dhe mendoj se djali nga Norvegjia e meritonte plotësisht fitoren. Respektin maksimal!”

Vendi i tretë i shkoi kolumbianit Christian Mayorga, ndërsa austriaku Faruk Onmaz u rendit i katërti. Shtetet me një traditë në futboll si Brazili, Gjermania, Anglia, Holanda dhe Spanja nuk arritën të hipnin në podium.

Për herë të parë në ketë kampionat u përfaqësua edhe Shqipëria me 21 vjeçarin nga Tirana, Fabian Duro. Edhe pse nuk arriti të kualifikohej për në Top 16,  Fabiani pati një performancë të mirë përgjatë etapave kualifikuese, duke fituar kundrejt përfaqësuesve të shteteve si Ukraina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. “Ishte një eksperiencë e paharrueshme për mua, gjithashtu një përgjegjësi shumë e madhe që përfaqësova vendim tim në këtë kampionat. Ishte shumë bukur të shihje gjithë ata futbollistë Freestyle së bashku, shkëmbim eksperiencash” u shpreh Fabiani.

Mbi 5000 konkurrentë morën pjesë në 221 etapa kualifikuese të zhvilluara në shtete të ndryshme të botës për të arritur deri tek Finalja Botërore e Red Bull Street Style 2010.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama