Adnan Januzaj zgjedh kombetaren e Belgjikes

Adnan Januzaj zgjedh kombetaren e Belgjikes

Mesfushori i Mançester Junajted Adnan Januzaj ka vendosur të luajë për kombëtaren e futbollit të Belgjikës, sipas trajnerit Marc Wilmots. Ylli 19 vjeç, i lindur në Belgjikë me prindër nga Kosova, i cili mund të zjgidhte si skuadër kombëtare të vetën Kosovë, Shqipërinë apo (teknikisht)  Serbinë, ndërsa qe përfolur se mund të ndryshonte për të luajtur për Anglinë. Ai tashmë mund të përzgjidhjet për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Futbollit që do të zhvillohet në Brazil këtë verë.

 

Januzaj ka jetuar që nga mosha 16 vjeç në Angli, por raportohet se qe nxitur nga babai i tij shqiptar i Kosovës të luante për kombëtaren e Kosovës.

 

Kroacia, Serbia e Turqia qenë përmendur nga media edhe si kombëtare të mundshme, pavarësisht se nuk kishin asnjë shans real. Wilmots e dha lajmin në Tëitter duke e shkruar atë në frëngjisht dhe flemish. Januzaj ka realizuar katër gola në 24 ndeshje këtë sezon në kampionatin anglez.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama