AKEP Jo me tarifa diskriminuese per thirrjet jashte rrjetit

AKEP: Jo me tarifa diskriminuese per thirrjet jashte rrjetit

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare propozon rregullimin e tarifave me pakicë, duke mos lejuar më vendosjen e tarifave diskriminuese për thirrjet jashtë rrjetit. Ky vendim vjen pas hetimit të Autoritetit të Konkurrencës dhe presionit të operatorëve të vegjël, që pretendojnë se operatorët e mëdhenj celularë ndjekin praktika diskriminuese, duke ofruar diferencime shumë të mëdha për tarifat e thirrjeve brenda rrjetit me ato jashtë rrjetit.

Për këtë arsye, AKEP propozon vendosjen e detyrimit të mosdiskriminimit, që u ndalon operatorëve celularë të aplikojnë diferenca të mëdha për tarifat brenda dhe jashtë rrjetit. Një tjetër rregullim i rëndësishëm është çështja e diferencës mes paketave ofertë dhe çmimeve standarde. Sipas AKEP, Shqipëria ka tarifa standarde të telefonisë celulare nga 1.5 deri në 4 herë më të larta krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas propozimeve, operatorët celularë do të detyrohen që në janar të çdo viti të paraqesin për miratim pranë AKEP tarifa të ndryshuara standard, ku të kenë kryer të paktën një ndryshim në çmimet e thirrjeve dhe mesazheve të shkruara.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama