50 veprime qe duhet te beni per te shpetuar planetin

50 veprime qe duhet te beni per te shpetuar planetin
Fushata për mbrojtjen e planetit tonë nuk ka qenë asnjëherë aq intensive sa sot. Rreziku që i kanoset tokës nga ndotja e mjedisit i ka tejkaluar tashmë dyert e shoqatave të izoluara për mbrojtjen e tij. Emra të njohur të artit, politikës, e sportit kanë marrë përsipër të bëhen zëdhënës të vendit ku jetojmë, e ajrit të cilin thithim çdo sekondë. Ish-zëvendës presidenti amerikan Al Gore, është padyshim një ndër aktivistët më të flaktë të mbrojtjes së mjedisit, çka i dha atij dhe çmimin Nobel të këtij viti. Por të gjithë njerëzit mund kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit. Si? Sipas një studimi, për këtë nuk është e nevojshme që njerëzit të udhëtojnë me kuaj për të mos ndotur ambientin me karburantin që i nevojitet automjeteve.

Por mjafton që dikush të ndërgjegjësohet për rutinën ditore personale për sa i përket konsumit të energjisë dhe përdorimit të automjeteve. Kjo mund të ndihmojë për tkurrjen e gjurmëve të karbonit dhe për të kursyer para ndërkohë. Me pak rregull e kujdes një person mund të fillojë mbrojtjen e mjedisit që në shtëpi, duke kursyer në mënyrat e duhura energjinë elektrike që përdoret për të gatuar dhe për të ngrohur ambientin.

Mjafton që shtëpia të izolohet me kujdes, në mënyrë që nxehtësia të mos depërtojë jashtë mureve e dyerve të hapura që automatikisht të ulet sasia e energjisë së konsumuar, e rrjedhimisht e shumës që duhet paguar për të. Makina është gjithashtu një mjet transporti aq i nevojshëm, por që ndikon më së shumti në ndotjen e mjedisit. Një menaxhim i kujdesshëm i disa detajeve dhe jeta do ishte më e pastër për të gjithë banorët e tokës dhe shpenzimet personale më të vogla.

Lista

1. Mendoni përpara se të blini. Kërkoni gjithnjë produkte lokale, kur blini, është e drejta juaj të jeni përzgjedhës.

2. Gatuani ushqime të freskëta. Shmangini sa më shumë të jetë e mundur ushqimet e paketuara dhe të gatshme pasi në këtë mënyrë reduktohen mbetjet e dëmshme nga transporti në distanca të largëta.

3. Gatuani me zgjuarsi. Do të bëni tost? Përdorni një thekëse buke në vend të zgarës pasi shpenzon më pak energji.

4. Blini ushqime të sezonit. Produktet jashtë sezonit janë shpesh të importuara nga ajri, çka konsumon sasi të mëdha energjie.

5. Blini qumësht organik. Një litër qumështi jo organik kërkon një sasi energjie tre herë më të madhe se ç’duhet për një litër qumështi organik.

6. Ricikloni aluminin. Sasia e energjisë që kursehet duke ricikluar të kanaçeve të pijeve të aluminit mjafton për të parë tre orë rresht televizor.

7. Blini me shumicë. Është më lirë dhe limiton mbetjet që shkaktohen nga udhëtimi disa herë për të blerë produkte të ndryshme.
8. Fikeni sobën e korrentit disa minuta para kohe. Nëse e mbani derën e saj të mbyllur, nxehtësia do të mjaftojë për të gatuar përfundimisht ushqimin.

9. Ulni termostatin vetëm një gradë dhe do të kurseni rreth 50 euro në vit në faturat e energjisë.

10. Përcaktoni kohën kur duhet të ndizet termostati në shtëpinë tuaj. Llogariteni që të fiket gjysmë ore para se të dilni nga shtëpia dhe të ndizet gjysmë ore para se të futeni në shtëpi.

11. Izoloni tavanin. Mund të kurseni 20 përqind nga faturat e energjisë nëse krijoni në shtëpi një izolim cilësor duke qenë se parandalon që nxehtësia të depërtojë jashtë dhomës. Kjo do të thotë se do të keni nevojë për më pak energji për ngrohjen e shtëpisë.

12. Izoloni fundet e dyerve. Izoloni me gomë ose një materiale tjetër pjesën mes fundit të derës dhe dyshemesë. Kjo do të ndihmojë që shtëpia juaj të qëndrojë më e ngrohtë dhe të shpenzoni më pak energji.

13. Vishini tubacionet e ujit të ngrohtë me materialet e nevojshme për të izoluar nxehtësinë.

14. Blini panele për t’i instaluar pas radiatorëve. Ato janë të lirë, të thjeshtë për t’u instaluar dhe reflektojnë nxehtësinë.

15. Hapini perdet paradite nëse ka diell, dhe mbyllini në mbrëmje në mënyrë që të mbani në dhomë nxehtësinë.

16. Përdorni tiganë me kapak. Në këtë mënyrë tigani përfton më shpejt nxehtësinë dhe ushqimi gjithashtu përgatitet më shpejt duke shpenzuar më pak energji.

17. Përdoreni furrën me kujdes. Mos e mbani hapur për të kontrolluar nëse ushqimi është gati. Nxehtësia që humbet gjatë kësaj kohe do e zgjasë kohën e gatimit dhe do shpenzojë më shumë energji.

18. Mbyllini dyert e shtëpisë në dimër sa herë që dilni nga dhoma në mënyrë që ambientet të qëndrojnë të ngrohta.

19. Fikini dritat. Nëse lini dritat e zyrës ndezur gjithë natës, energjia e shpenzuar është e barabartë me energjinë që duhet për të ngrohur ujë për një mijë filxhanë kafe.

20. Blini llamba të posaçme për kursimin e energjisë. Disa kanë nevojë për më pak se çerekun e elektricitetit të një llambe të zakonshme. Një llambë e tillë mund t’ju kursejë deri në 20 euro në faturën vjetore të energjisë.

21. Lyejini muret e shtëpisë me ngjyra të çelëta që reflektojnë dritë duke përdorur maksimumin e dritës natyrale për të pakësuar nevojën për ndriçim artificial.

22. Nëse keni drita në ballkon apo në ambientet e jashtme të shtëpisë, sigurohuni që t’i ndizni vetëm kur është realisht e nevojshme.

23. Mos e lini televizorin të fiket vetë pasi t’ju ketë zënë gjumi. Nëse e fikni në kohën që ju vjen gjumë atëherë do të kursenit mjaft energji.

24. Mos lini pajisje në prizë nëse nuk është e nevojshme. Telefonat celularë dhe furçat elektrike të dhëmbëve konsumojnë energji edhe kur bateria është plot.

25. Mbajini dyert e frigoriferit dhe të ngrirësit të mbyllura. Për çdo minutë që frigoriferi është hapur, i duhen tre minuta intensive energjie për të përtuar sërish temperaturën e duhur. Ndërkohë, ngrirësit mund t’i duhet rreth gjysmë ore për të rifituar temperaturën e duhur pasi hapet dera.
26. Mbajeni ngrirësin e frigoriferit plot. Duhet më pak energji për të mbajtur një ngrirës plot të freskët sesa duhet kur ai është bosh. Edhe nëse nuk keni ushqim mjaftueshëm për ta mbushur, futni aty shishe plastike me ujë, apo qoftë dhe gazeta.

27. Mendohuni përpara se të gatuani. Mjetet e gatimit me presion dhe avull janë gjithnjë më mirëdashëse ndaj energjisë, madje edhe më të shëndetshme.

28. Pritini perimet në copa të vogla. Sa më të vogla të jenë ato aq më pak kohë do të duhet për zierjen e tyre. Zieni vetëm sasinë e ujit që ju duhet.

29. Ruani freskinë kur lani rrobat. Pothuajse 90 përqind e energjisë shpenzohet duke ngrohur ujin e makinave larëse. Përdorni temperatura të ulëta, detergjentët larës sot janë në gjendje të jenë efektivë dhe në temperaturën 30 gradë celsius.

30. Një herë në javë bëni një bilanc të energjisë që harxhoni dhe mënyrave se si e shpenzoni. Kjo mund t’ju ndihmojë të kurseni aty ku duhet.

31. Përdorni më pak letër në zyrë. Konsumimi i letrës në zyra po rritet me 20 përqind për vit. Çdo punonjës përdor 50 fletë “A4” në ditë. Nëse u duhet të printoni mund të përdorni dy anët e një flete.

32. Fikini pajisjet e zyrave natën. Një fotokopje e lënë ndezur natën mund të shpenzojë aq energji sa duhet për të bërë 1500 fotokopje.

33. Koha e pushimeve. Fluturimet jashtë vendit mund të jenë të lira, por kur i shton dhe taksat e aeroportit ato shpeshherë rezultojnë më të kushtueshme se sa e kishit menduar. Duke udhëtuar brenda vendit do të kursenit para dhe ndotjen e ajrit nga fluturimi i avionëve.

34. Përdorni biçikletën. Nëse u duhet të lëvizni brenda qytetit, përdorni biçikletën në vend të makinës.

35. Pakësojini udhëtimet e biznesit. Pse të udhëtoni me mijëra kilometra për t’u takuar me kolegët, kur mund të përdorni telefonin apo video-konferencat? Dhe nëse u duhet patjetër të udhëtoni, përdorni trenin.

36. Prisni sa të mblidhen gjithë rrobat që duhen larë, në vend që të përdorni makinën larëse vetëm për një sasi të vogël rrobash.
37. A duhet patjetër t’i dërgoni fëmijët me makinë në shkollë? Do ishte mirë nëse organizoheni me prindërit e tjerë dhe t’i dërgoni me ditë gjithë fëmijët në shkollë. Kështu do të kurseni naftë dhe do kurseni ndotjen e ambientit.

38. Mos dilni me makinë të dielën. Bëjeni ditën që ecni ose ngisni biçikletën.

39. Lëreni makinën të bëjë një ditë në javë pushim. Shkoni në punë në këmbë ose udhëtoni me mjetet e transportit publik.

40. Nëse nuk bëni dot pa makinë, është mirë të blini një të vogël dhe efektive. Ajo do të shpenzojë më pak naftë dhe do ndotë më pak mjedisin.

41. Ndërroni shpesh filtrat e makinës. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e makinës suaj dhe të mjedisit njëkohësisht.

42. Kujdesuni që gomat e makinës të jenë gjithë kohës të fryra tamam. Pothuajse 80 përqind e makinave i kanë gomat jo të fryra mirë, çka rrit konsumimin e karburantit dhe ndot më shumë ambientin.

43. Në vend që të blini makinë, merrni në konsideratë faktin se mund të merrni me qira një të tillë, kur të keni nevojë për të.
44. Blini makinë të përbashkët. Nuk është e nevojshme që gjithë anëtarët e familjes të kenë makina personale. Një makinë mund t’u shërbejë të gjithëve po të kombinohen si duhet oraret.

45. Mos lini pajisje në prizë nëse nuk është e nevojshme. Telefonat celularë dhe furçat elektrike të dhëmbëve konsumojnë energji edhe kur bateria është plot.

46. Fikeni makinën në trafik. Nëse mendoni se do ju duhet të qëndroni në të njëjtin vend për më shumë se dy minuta atëherë fikeni motorin pasi një qëndrim i tillë pa lëvizur dhe me motor të ndezur shpenzon më shumë karburant sesa duhet për të ndezur makinën.

48. Mos e përdorni makinën për udhëtime të shkurtra. Një motor i ftohtë konsumon dy herë më shumë karburant se motori i ndezur.

49. Investoni për mjedisin. Interesohuni se si mund të kontribuoni për mbrojtjen e mjedisit, në të cilin jetoni.

50. Mendohuni përpara se të gatuani. Mjetet e gatimit me presion dhe avull janë gjithnjë më mirëdashëse ndaj energjisë, madje edhe më të shëndetshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama