50 futbolliste shqiptare ne grupmoshat e perfaqesueses zvicerane

50 futbolliste shqiptare ne grupmoshat e perfaqesueses zvicerane

Futbollistët shqiptarë në Kosovë për shkak të mos pranimit në UEFA dhe FIFA nuk po kanë mundësi ta shprehin tërë talentin e tyre futbollistik në arenën nderkombëtare, njofton Albinfo. Per dallim nga këta, një numer i madh i futbollistëve shqiptarë në diasporë e kanë zhfrytëzuar  mundësinë që u është dhënë për t`u bërë pjesë e skuadrave dhe përfaqësueseve në shtetet ku ata jetojnë.

Një mundësi të tillë e kanë zhfrytëzuar sidomos futbollistët shqiptarë në Zvicër.

Në klubet zvicerane luajnë një numër mjaft i madh i shqiptarëve. Po ashtu edhe në të gjitha grupmoshat e reprezentacionit të Zvicrës janë të angazhuar futbollistë e futbolliste shqiptare.
Sipas web faqes se Asociacionit Zviceran te futbollit football.ch, në të gjitha grupmoshat janë 50 futbollistë e futbolliste shqiptare.

Albinfo.ch e publikon për herë të parë listën e plotë të këtyre futbollistëve. Me këtë rast mirëpresim çdo plotësim, për ndonjë emër që eventualisht ka mbetur jashtë kësaj liste.

Grupmoshat M 15

Jozef Pukaj, Elis Isufi, Mërgim Bajrami, Granit Haliti, Amel Rrustemi, Shkëlqim Vlladi dhe Adhurim Gashi

M 16

Izer Aliu, Nedim Bajrami, Ilir Zenuni, Kastriot Ndou, Riad Saliji, Lorik Emini, Mersim Asllani, Kreshnik Hajrizi, Ajet Sejdija, Liridon Mulaj, Qëndrim Kameraj dhe Andi Zeqiri

M 17
Leotrim Nitaj, Sadik Vitija, Edin Imeri, Edmond Ramadani, Rrezart Hoxha dhe Edil Sadriu

M 18

Adonis Ajeti, Samir Bajrami, Mirlind Kryeziu, Albin Sadrijaj, Alban Selmanaj dhe Albian Ajeti.

M 19
Meriton Bytyqi dhe Lumturim Selmani

M 20
Florent Hadergjonaj, Jetmir Krasniqi, Endogan Adili, Gent Mazreku, Edmond Selmani, Shpetim Sylejmani dhe Shani Tarashaj.

M 21
Arlind Ajeti, Naser Aliji, Berat Xhimshit dhe Mërgim Brahimi.

Ekipi A

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Admir Memedi, Blerim Xhemaili dhe Pajtim Kasami.

Në grupmoshat për femra janë 5 futbolliste.

Në ekipin e parë A ështē Samira Susuri

M 20
Mirnije Selimi dhe Egzona Selimi

M 19
Teuta Ahmeti

M 17
Mimoza Hamidi


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama