40 maqedonas dhunojne familjen shqiptare (Video)

40 maqedonas dhunojne familjen shqiptare (Video)

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Radishan të Shkupit, ku një grup prej 40 të rinjsh maqedonas kanë sulmuar një familje shqiptare në shtëpinë e tyre. Sipas disa portaleve shqiptare në Maqedoni ngjarja ka ndodhur pasi maqedonasit kanë provokuar pronarin e shtëpisë duke e fyer atë. Sipas versionit zyrtar me të cilin doli ministrja e brendëshme Gordana Jankullovska, incidenti mes 40 të rinjve shqiptarë dhe maqedonas, banorë të Radishanit, ndodhi për shkak të një aksidenti. Por ky version është hedhur poshtë nga të rinjtë shqiptarë. Portali Almakos ka publikuar një video ku duket qartë dhuna e ushtruar ndaj familjes shqiptare. Në video vërehet një makinë e cila sulmon banorët e shtëpisë dhe si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar e moshuara shqiptare 74-vjeçare. Gjithashtu pamjet tregojnë edhe persona të armatosur të cilët kërcënojnë banorët. Edhe pse policia ka mbërritur në vendgjarje është çuditshme përse asnjë prej agresorëve nuk mundohet të largohet prej vendit të ngjarjes, por përkundrazi edhe në prani të policisë ata vazhdojnë të ushtrojnë dhunë ndaj familjes shqiptare. Familja Zeqiri ka deklaruar se ky nuk ishte rasti i parë, por ishte më i rëndi.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë bënë të ditur se personat e përfshirë në ngjarjen e Radishanit të Shkupit tashmë janë identifikuar dhe janë arrestuar. Gjithashtu theksohet se është marrë në pyetje edhe personi që sulmon me makinë turmën e njerëzve para shtëpisë. Personat pjesëmarrës në incident u është caktuar paraburgim prej 8 ditësh, ndërsa ata akuzohen për “rrezikim të përgjithshëm të sigurisë publike”.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama