40 kleriket e vrare ne komunizem do mirepresin Papen

40 kleriket e vrare ne komunizem do 'mirepresin' Papen

Fotot e 40 klerikëve të vrarë në komunizëm janë vendosur ditën e sotme përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me rastin e ardhjes së Papa Françeskut në 21 shtator. Tirana është zgjuar në mëngjes më përgatitje për vizitën më të rëndësishme të vitit, atë të Atit të Shenjtë. Kryeqyteti shqiptar do të kthehet në epiqendër të vëmendjes botërore, kur të dielën e 21 Shtatorit, Papa do të kremtojë Meshën e Shenjtë përballë besimtarëve e dashamirësve.

Para altarit, do të vendosen një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Françesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, zyrtarë të lartë të shtetit e përfaqësi diplomatike në Shqipëri.

Sheshi “Nënë Tereza” është parë si vendi më i përshtatshëm për të zhvilluar meshën e madhe më 21 shtator, ndaj  qendra e tij ka nisur të rikonstrukturohet prej disa javësh. Shqipëria është vendi i parë evropian që do të presë Atin e Shenjtë. Papa Francesku, zgjodhi të nisë vizitën e tij të parë në Evropë me Shqipërinë, si simbol i harmonisë fetare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama