4-vjecari qe shpetoi 167 persona

4-vjecari qe shpetoi 167 persona

Ndoshta mund të duket e çuditshme por është e vërtetë. Quhet Liam Mansell, është 4 vjeç dhe është një hero i vërtetë pasi ka shpëtuar jetën e 167 personave.

Teksa po shkonte në tualet, djali ka parë tymin të dalë nga dritarja e kuzhinës së shkollës “White Mere Community” në Getwsheid, dhe ka dhënë menjëherë alarmin duke lajmëruar një mësues për një zjarr që kishte rënë në ndërtesë. Pas alarmit të tij, 167 nxënës shpëtuan nga flakët dhe pasojat. Gjesti i tij është çmuar me një mirënjohje të veçantë falë kurajës së treguar. Atij i është dorëzuar një çmim nga përfaqësuesit e shërbimit zjarrfikës.

“Alarmi i tij ka reduktuar dëmet në shkollë, dhe ndër të tjera i ka shpëtuar jetën të gjithë personelit që ishte në brendësi të ndërtesës”, tha një zjarrfikës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama