32 aplikante te huaj ne garen per Guvernator

32 aplikante te huaj ne garen per Guvernator

Pra tre ditësh, qeveria shqiptare hapi zyrtarisht konkursin për anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Aktualisht numërohen 32 aplikantë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë shprehur interes për drejtimin e institucionit financiar më të lartë në vendin tonë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka shprehur falënderimet për aplikantët e deritanishëm.

“Falënderoj përunjësisht të tridhjetë e dy aplikantët që nga vende të ndryshme të botës kanë shprehur deri më sot interesimin e tyre për t’u konsideruar si anëtarë të ardhshëm të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë në adresën këshillimbikqyrësBSH@kryeministria.al “ shkruan Rama në "Twitter".

Afati i aplikimit është deri në 30 shtator dhe shefi i qeverisë nënvizon se "mirëpresin me kënaqësi e mirënjohje aplikime të tjera". Sipas tij, ky proces bazohet plotësisht në vullnetin e mirë të qeverisë për të kontribuar për një Bankë Qendrore më të pavarur dhe më e sigurtë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama