300 milione euro fitime nga finalja

300 milionë euro fitime nga finalja
Autorët e studimit të kryer në universitetin "Koventri" të Anglisë, bënë të ditur se shteti "humbës" do të përfitonte më shumë se 40 milionë euro, pa përfshirë këtu premiot e turneut, vetëm për faktin se ka qenë në finalen e EURO 2008. Spanja do të fitojë 23 milionë euro në total si shpërblim nga UEFA nëse arrin të fitojë në finale, ndërsa shuma e Gjermanisë do të arrijë në 22 milionë euro nëse merr Kupën. Vendi i dytë do të garantonte 20 milionë euro për Spanjën dhe 19 milionë euro për Gjermaninë. Ndryshimi mes shumave të fitimeve vjen nga fakti se UEFA ka një sistem premiosh që varet nga rezultatet e ekipeve gjatë të gjithë turneut. Gjermania ka humbur një nga ndeshjet në grup kundër Kroacisë, ndërsa Spanja i ka fituar të pesta ndeshjet e zhvilluara deri tani.

Bashkë me këto 172 milionë euro të parashikuara për finalistët dhe shtetet e tyre, studimi bëri të ditur se qyteti i Vjenës do të kishte përfitime afatgjata dhe afatshkurtra prej 100 milionë eurosh vetëm nga fakti se po organizon finalen. Më pas, bëhej e ditur se shuma 300 milionë euro tejkalohej nga fakti se përfitime të ndjeshme ekonomike do të vazhdonin të ndiheshin edhe në të ardhmen nga Austria dhe Zvicra, dy vendet organizatore të EURO 2008.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama