10 zhdukjet misterioze te avioneve

10 zhdukjet misterioze te avioneve

Zhdukja e avionit të “Malaysia Airlines” është shumë enigmatike, por kjo nuk është hera e parë kur një aeroplan zhduket pa lënë gjurmë apo kur hetimet janë shoqëruar nga konfuzioni dhe kaosi. Që nga zhdukja e aventurierit, Steve Fossett mbi shkretëtirën e Nevadës, tek pretendimet për hakmarrje mbi përplasjen e “Egypt Air 990”, ka 10 mistere në zhdukjet në aviacion.

 

Amelia Earhart

Një nga zhdukjet më të famshme i përket asit të flurimit, Amelia Earhart, avioni i të cilët është zhdukur në vitin 1937-të gjatë përpjekjes për t’i ardhur rreth e qark globit. Pas dështimit të kërkimeve, ajo u deklaruar e vdekur dy vjet më pas.

 

Air France 447

Kur avionit Air France 447 që udhëtonte nga Rio de Janeiro për në Paris u rrëzua në vitin 2009, u deshën pesë ditë për të gjetur pjesë të tij dhe afërsisht dy vjet për të gjetur kutinë e zezë, e cila u gjet 4 mijë metra në thellësi. 228 njerëz humbën jetën.

 

EgyptAir 990

Avioni u rrëzua gjatë fluturimit nga Nju-Jorku për në Kairo më 31 tetor 1991 duke rënë në Atlantik duke lënë të vdekur 217 njerëz. Duke qenë se aksidenti ndodhur në ujërat ndërkombëtare, hetimi iu la autoriteteve egjiptiane. Pasi u kërkuar që autoritetet amerikane të hetonin nga ana e tyre, ata dolën në përfundimin se bashkëpiloti egjiptian rrëzoi avionin pasi ishte qortuar shumë herë për ngacmim seksual nga linja e fluturimit. Hetuesit egjiptianë fajësuan një problem mekanik për aksidentin.

 

British South American Airways Star Dust

Në gusht të vitit 1947 një avion britanik që bënte linjën Buenos Aires – Santiago u përplas në Andet e Argjentinës. Kërkimet dështuan për gjetjen e avionit dhe kjo bëri që teoritë konspirative të përhapen. Për këtë aeroporti i Santiagos u akuzua për sabotazh ndërsa nuk u lanë jashtë loje as alienët. Spekulimet zgjatë 50 vjet pasi u gjetën mbetjet e avionit.

 

Trekëndëshi i Bermudës

Shumë anije dhe avionë thuhet se janë zhdukur pa lënë gjurmën në trekëndëshin e Bermudës. Dy avionë të British South American Airways janë zhdukur në këtë zonë në vitet 1940. Nga hetimet doli se njëri kishte pasur një problem teknike ndërsa tjetri mbeti pa karburant.

 

Air Force 571

Një tjetër avion që ka rënë viktime e maleve të larta në ditët kur teknologjia nuk kishte gjetur zgjidhje për këtë, ishte edhe avioni që fluturonte në linjën Santiago – Buenos Aires. Avioni humbi dy krahët gjatë ngjitjes së Andeve, nga 45 persona që ndodheshin në bord, gjysma e tyre i mbijetoi jo vetëm përplasjes por edhe qëndrimit prej 72 ditësh në male. Si përfundim, shpëtuesit gjetën 16 të mbijetuar, të cilët pranuan se kishin ngrënë mishin e shokëve të tyre për të mbijetuar. Historia e tyre u realizua edhe film në vitin 1993, me titull “Alive”.

 

Trans World Airlines 800

“Trans World Airlines 800” shpërtheu 5 minuta pasi kishte lënë aeroportin e Nju-Jorkut më 17 qershor 1996 duke lënë të vrarë 230 njerëz. Hetuesit fajësuan për shpërthimin një qark të shkurtër elektrik në një prej krahëve të avionit. Ndërsa nuk munguan teoritë konspirative të cilat thoshin se avioni është qëlluar. Një teori e tillë gjeti terrin edhe pas deklaratës së sekretarit për shtypin të presidentit Kenedi, Pierre Salinger, i cili tha se shpërthimi është shkaktuar nga një test rakete, por dokumentet për këtë u fshehën.

 

A US Army Air Corps B-24D

Një bombardues amerikan i Luftës së Dytë Botërore, “Lady Be Good”, fluturoi për një mision mbi qiellin e Napolit në prill të vitit 1943 dhe nuk u kthye më në bazë në lindje të Libisë. Avioni në fakt kishte kaluar bazën duke shkuar thellë në Afrikën Veriore. Ekuipazhi prej nëntë personash u hodh me parashutë ku 8 prej tyre mbijetuan. Por pasi ecën për gati 160 km nuk arritën t’i mbijetonin të nxehtit dhe mungesës së ujit. Avioni u gjet 15 vjet më pas.

 

Zhdukja e Steve Fossett

Aventurieri amerikan, Steve Fossett u ngrit nga një fushë avioni private në Nevada më 3 shtator 2007 dhe nuk u pa kurrë më . Kërkimet për 63-vjeçarin, që ishte i pari person që fluturonte vetëm rreth e qark botës pa ndalesë, përfunduan kur avioni i tij me një motor u gjet në tetor të vitit 2008 pasi për gjetjen e tij u angazhuan shumë vullnetarë dhe agjenci, përfshirë dhe Google Earth. Hetuesit thanë se aksidenti ndodhi për shkak të erës së fortë.

 

Avioni privat me stilistin

Një avion i vogël në bordin e të cilit ndodhej drejtori i një shtëpie mode në Itali u zhduk në bregdetin e Venezuelës në janar të vitit 2013. Vittorio Missoni dhe bashkëshortja e tij ishin mes 6 njerëzve që ndodheshin në bord. Aeroplani u gjet gjashtë muaj pas aksidentit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama