10 Hotelet me te mira Shqiptare

10 Hotelet me te mira Shqiptare
Hotel Adriatik
Dikur një ëndërr për shqiptarët, tashmë tërësisht i rinovuar, hotel Adriatiku, përfaqëson një kompleks të stilit modern me pesë yje, të hapur për këdo që priret të shijojë shërbimin e mrekullueshëm me një vendndodhje perfekte. Vetëm 25 minuta larg kryeqytetit dhe Aeroportit të Rinasit.

Tropical Resort

I bazuar ne stilin e ndertimeve te tilla ne Mesdhe, Tropikal eshte nje kompleks i ri i sapo perfunduar ne plazhin e Durresit, zona e njohur si Plepa. Perbehet nga nje hotel shume i mire me standard me te larte se 3 yje si dhe nga disa ndertime perdhese te cilat ofrojne akomodim me standard me bashkohore.

Hotel Butrinti

Ne pjesen me terheqese te bregdetit shqiptar, ne nje copez te Mesdheut te mbetur per mrekulli e virgjer, ne Sarande, ndodhet Hotel Butrinti. Hoteli me 5 yje eshte nje ndertese e re ne nje zone me tradita. Kur te ktheheni nga ekskursionet ne zonat e shumta e interesante te Sarandes


Rapos Resort Hotel

Rapos Resort Hotel gjendet nje kilometer larg qytetit bregdetar te Himares, ku nderthuret bukuria e detit me gjelberimin dhe aromen e portokalleve.Hoteli shtrihet ne nje siperfaqe prej 12.000 m2, vetem 50 metra larg bregdetit te Himares, i cili laget nga ujrat e kristalta te detit Jon.


Hotel Liro

Hotel Liro eshte i ndertuar ne nje nga zonat me te bukura te bregdetit shqiptar, ne zonen e Radhimes. Pozicioni i tij ne nje pjese shkembi dhe me nje pamje fantastike te detit te kalter te Jonit e ben kete hotel teper te veçante dhe shume te frekuentuar. Hoteli ka nje plazh privat per pushuesit.

Drymades Beach Complex

Drymades Hotel është ndërtuar në një nga pikat më të bukura të fshatit piktoresk të Dhërmiut, në mes të detit dhe malit. Jo shumë larg Hotelit gjendet pylli i magjishëm i Llogarasë , për shëtitjet tuaja të këndshme. Ndërsa jo më tepër se10 minuta, plazhi i virgjër ju ofron rërë të pastër.


Llogara Touristic Village

Llogara Touristic Village gjendet reth 1000 m mbi nivelin e detit , ne mes te nje pylli pishash te Gjelbra te Parkut Kombetar Llogara.Gjate pushimeve vizitoret gjenden perpara nje skenari te mahnitshem , peme gjithmone te gjelbra dhe burime uji te fresketa qe rrjedhin nga mali.


Europa Grand Hotel

Hotelet Grand Europa eshte nje nga hotelet me prestigjoze, i ndodhur ne qender te qytetit te Shkodres, me atmosferen e nje hoteleti madheshtor modern dhe bashkekohor. Per tu vleresuar sallat e mbledhjeve dhe sallat e konferencave.


Hotel Jakaj

Hotel Jakaj eshte i vendosur në qendër të plazhit të Velipojës. Me dy ndërtesa interesante, hotel Jakaj është një rezidencë komode dhe e përshtatshme për të gjithë familjen tuaj. Perpara hotelit ndodhet nje lulishte shume e bukur e cila ju fal nje qetesi dhe relaks gjate gjithe qendrimit tuaj.

Hotel President

Hotel Presidenti ndodhet vetem pak metra nga brigjet ranore te Detit Adriatik ne plazhin e Shengjinit. Pozicioni i tij prane detit dhe kodrat pas, ofrojne nje pamje te bukur, relaksuese dhe shume gjalleri per kalimin e pushimeve verore. Eshte nje hotel modern me nje madhesi mesatare.

Burimi : edialtour.com

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama