Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Numeratori Telefonik i Shqiperise
Lojra ne Internet
Video Shqiptare, Humor, filma
Albania
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Argetim | Ekskluzive



Kuvendi Popullor, rėndėsia e rishkrimit tė historisė
Ėshtė organi kryesor ligjvėnės nė njė shtet dhe si i tillė mban peshė tė madhe nė historinė e njė vendi. Nė kėtė mėnyrė, historia parlamentare ka njė zė tė veēantė historik.
Veçse në rastin e Shqipërisë, rëndësia e historisë së Kuvendit shqiptar vihet në pikëpyetje edhe nga vetë historianët, po të kihet parasysh se në pjesën më të madhe të shekullit XX, në vendin tonë thuajse nuk ka funksionuar institucioni i Kuvendit.

"Jo gjatë gjithë kohës në Shqipëri ka pasur kuvende. Kuvend kemi kur filloi të funksionojë shteti shqiptar, sidomos periudha e viteve 1920-1924 është shumë interesante. Periudhë, gjatë së cilës mund të them se në Shqipëri kishte opozitë reale, periudhë e quajtur demokratike", shprehet historiani Hamit Kaba, duke pohuar se një kuvend real në Shqipëri ka munguar në pjesën më të madhe të shekullit XX.

Megjithatë, edhe kjo pjesë ka pozicionin e vet në historinë shqiptare e si e tillë përbën një kapitull më vete.

Një historik që vetë historianët sipas rëndësisë dhe rolit e ndajnë në tri periudha kryesore (deri në vitin '90) që zënë fill me shpalljen e pavarësisë më 1912, vijojnë me periudhën e luftës më 1939 e deri në fund të saj, e përmbyllen me periudhën e komunizmit shqiptar.

Kuvendet me përbërje mbifetare

Janë bërë përpjekje për të rishikuar historinë, për të mënjanuar politizimet e kohës. Por sipas Dr. Muin Çamit, rëndësi të veçantë duhet të ketë në përpjekjet për të mos rënë në politizime të reja, për të mos kaluar në kuptimin figurativ nga e majta në të djathtë apo nga e djathta në të majtë. Për Çamin tanimë, në kushtet konkrete historike nuk mund të ketë një histori zyrtare. "Çdo historian, sipas botëkuptimit të tij, do t'i trajtojë dhe vlerësojë ngjarjet historike nga këndvështrimi i vet", shprehet profesori, ndërsa shton se rishikimi i historisë nuk do të thotë hedhja poshtë e arritjeve të historiografisë së mëparshme shqiptare, por një vlerësim kritik i saj. Dhe aq më pak nënvlerësim dhe përbuzje e punës së studiuesve të kësaj fushe.

Për historianin e njohur, kuvendet gjithmonë kanë pasur rëndësinë e tyre dhe janë mbledhur në situata të caktuara për të zgjidhur problemet që shtroheshin në momentet historike. Njihet kështu për shembull Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, e veçanërisht Kuvendi i Vlorës më 1912, ku u shpall pavarësia e Shqipërisë. "Në këtë Kuvend u përfaqësuan pothuajse të gjithë krahinat shqiptare. Zakonisht, krahinat u përfaqësuan nga dy të mandatuar. Ky Kuvend u mblodh në një situatë tepër të vështirë, në kohën e luftës midis aleatëve ballkanikë kundër Perandorisë Osmane, pjesë të së cilës janë atëherë trojet shqiptare. Ajo që të bën më shumë përshtypje ishte jo vetëm pjesëmarrja gjithëkombëtare në këtë Kuvend, por sidomos pjesëmarrja gjithëfetare. U përfaqësuan jo vetëm gjithë krahinat, por edhe përfaqësues të rretheve shoqërore sipas përbërjes fetare". Në Kuvendin e Vlorës, vlerëson Çami, ishte vazhdimi i lëvizjes sonë kombëtare ndërtuar mbi bazë mbifetare, jo fetare. Gjë që i tregonte një imazh pozitiv edhe botës mbarë, veçanërisht fqinjëve ballkanikë, të cilët i frynin qëllimisht ndarjes fetare të popullit shqiptar. Mbi këtë bazë u ndërtua dhe qeveria e parë kombëtare.

"Në qeverinë e Ismail Qemalit, të vendosur më 4 dhjetor, bënin pjesë përfaqësues nga gjithë besimet fetare në Shqipëri. Kjo linjë u ndoq në tërë mbledhjet me rëndësi kombëtare të ngritura pas Kuvendit të Vlorës më 28 Nëntor 1912. Qoftë në Kongresin e Durrësit, dhjetor 1918, qoftë në Kongresin e Lushnjës, janar 1920". Historiani nënvizon se ishte pikërisht kjo bashkëjetesë, ky bashkëpunim i shtresave të ndryshme shoqërore të popullit shqiptar pa dallime fetare, që përbënte një karakteristikë të veçantë të lëvizjeve politike të popullit tonë, diçka e veçantë nga popujt e tjerë fqinjë ballkanikë: grekë, serbë, malazezë. "Kjo veçori ka vijuar gjatë gjithë periudhave të mëvonshme pas nëntorit 1912. Kuvendet janë drejtuar zakonisht nga një kryetar, një nënkryetar dhe një sekretar dhe në këtë drejtim të këtyre kuvendeve apo kongreseve është pasur parasysh të përfaqësohet gjithë popullsia pa dallime fetare". "Dobësia" në këtë drejtim qëndron mbase atje që historia është shkruar nga historianë shqiptarë vetëm pas Luftës së II Botërore, pasi më parë ishin të huajt që e kishin shkruar. U krijuan dhe institucione shkencore për studimin e aspekteve të veçanta të albanologjisë. Në këtë kuadër dhe për historinë, me kalimin e kohës u ngrit dhe Instituti i Historisë e filluan botimet e Historisë së Shqipërisë nga historianë shqiptarë. Siç pohon Çami, në shkrime pati dhe politizime, sidomos për periudhën Luftës së Dytë Botërore dhe pasluftës. Megjithatë, problemet themelore të historiografisë shqiptare u pasqyruan në këto studime.

"Kushtetuesja" e luftës dhe armiqtë e mëpasmë

Pas pushtimit italian, Asambleja pushoi së qeni organ i një vendi të pavarur dhe s'mund të quhet më një organ shtetëror i pavarur. Në kuadrin e bashkimit të Shqipërisë me Italinë, e cila mori vulën e një asambleje "kushtetuese", (tashmë kishte humbur kontributet e veta si përfaqësuese e popullit dhe s'përjashtohet fakti se në asamble kishte dhe mendim të parlamentit të mëparshëm), ky organ qëndroi formalisht deri në fund të kapitullimit të Italisë fashiste më 8 shtator 1943. "Kishte një krijesë të saj, zgjidhte organet formalisht drejtuese ekzekutive, por gjithnjë nën drejtimin e mëkëmbësit të përgjithshëm të Italisë në Shqipëri", thotë historiani Muharrem Dezhgiu, shef i Departamentit për Historinë e Pavarësisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

Kështu, pas kapitullimit të Italisë u krijua një asamble kushtetuese, tashmë nga e para dhe u mblodh në tetor '43 për të bërë shpalljen e pavarësisë nga Italia dhe për të zgjedhur qeverinë. Kjo asamble, ndryshe nga e mëparshmja kishte kompetenca më të gjera dhe paraqitej në formë si një organ i shtetit të pavarur. (U shpall pavarësia nga Italia dhe Shqipëria ishte neutrale në këtë periudhë, të paktën e shpallur politikisht). "Në forcat nacionalçlirimtare kjo asamble u konsiderua si organizëm bashkëpunëtor i gjermanëve. Madje, u vu në shënjestrën e goditjeve të partizanëve. Dihet gjithashtu se kryetari i kësaj asambleje, Idhomene Kosturi, u vra në Durrës në një atentat. Pra, në fund të luftës, të gjithë pjesëmarrësit e kësaj asambleje iu nënshtruan gjykimit dhe dënimit të qeverisë komuniste", shpjegon Dezhgiu, që nuk harron të vijëzojë se në përbërje të kësaj asambleje pati gjithashtu atdhetarë të devotshëm, "të cilët në kushtet dhe rrethanat e një Shqipërie tashmë të bashkuar me Kosovën e viset e tjera, gjykuan që një politikë neutrale do të ishte më e vlefshme për vendin në fund të luftës. Sepse do të kishte në fund të fundit një qeveri që do të mbronte interesat shqiptare pas luftës". Por për forcat të cilat luftonin kundër gjermanëve dhe për pushtet, siç e kishte në program vetë Partia Komuniste, pjesëmarrësit e organeve legjislative dhe ekzekutive të periudhës së luftës u konsideruan armiq.

Flet historiani Hamit Kaba. Rëndësia dhe roli i legjislativit në Shqipëri në regjimin komunist. Krahasimi me periudhat e tjera

Një Kuvend "frymësh të vdekura"

Kuvendi në periudhën e regjimit komunist nuk ka pasur rol primar në zhvillimin e vendit. Madje, ai ka qenë "kukull" në duart e partisë-shtet. Një e vërtetë kjo që vetëkuptohet në një sistem diktatorial si ai i përjetuar në Shqipëri. Porse zyrtarisht e formalisht, Kuvendi Popullor figuronte si organi legjislativ më i rëndësishëm. "Frymë të vdekura" i quan historiani Hamit Kaba, Prof. i asociuar, shef i Departamentit të Historisë Bashkëkohore, deputetët e atëhershëm të organit legjislativ shqiptar. Ndaj dhe studimin historik të Kuvendit për këtë periudhë nuk e vlerëson të ndonjë rëndësie të veçantë. Baza historike për Kabën, në këtë periudhë duhet kërkuar në dokumentacionet e udhëheqjes së Partisë së Punës së Shqipërisë: Sekretariatin, Komitetin Qendror apo Byronë Politike...

Ç'mund të thoni për Kuvendin Popullor në fillimet e regjimit komunist?

Kuvendi Popullor i Shqipërisë ose Asambleja filloi që më 1946, pas zgjedhjeve të vitit 1945. Në Asamblenë e parë kishte edhe deputetë jokomunistë. Një pjesë e të ashtuquajturve grupi i deputetëve: Shefqet Beja, Gjergj Kokoshi etj., ishin anëtarë të Kuvendit Shqiptar pas luftës, që për shkak të qëndrimit të tyre opozitar me regjimin u dënuan më 1947, në pjesën më të madhe me dënime kapitale.

Si funksionoi më tej Kuvendi, pas "zhdukjes" së kësaj fryme opozitare, nëse mund ta quajmë kështu?

Pas kësaj periudhe, në Kuvendin e Shqipërisë ka pasur pothuajse vetëm komunistë, pavarësisht nëse kanë pasur teserën apo jo. Kuvendi mblidhej një herë në dy vjet. Ajo që e bën të dallueshëm Kuvendin e Shqipërisë gjatë periudhës së regjimit komunist, është se ai duket nga pikëpamja formale si organi legjislativ më i rëndësishëm, por praktikisht ishte një organ i dorës së dytë. Vendimet reale merreshin më parë në udhëheqjen e lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë nga sekretari i parë, sekretari i Komitetit Qendror, Byroja Politike. Kuvendi Popullor nuk kishte këtë vlerë që ka sot, se politikisht në sistemet komuniste diktatoriale nuk ka ndarje reale të pushtetit ekzekutiv, legjislativ e gjyqësor. Ishte partia-shtet ajo që drejtonte gjithçka. Vendimet më të mëdha për Shqipërinë janë marrë në organet më të larta të partisë, pastaj janë formalizuar në Kuvendin Popullor. Një veçanti që e dallon Kuvendin Popullor në periudhën komuniste është se në Kuvend nuk kishte opozitë. Nuk ka pasur opozitë sepse nuk është shtruar ndonjë alternativë tjetër zhvillimi veç alternativës socialiste të zhvillimit të vendit. Duke pasur parasysh këtë, Kuvendi nuk ka pasur ndonjë rol primar përcaktues në drejtimin e zhvillimit të vendit.

Sa rëndësi ka sipas jush studimi historik i veprimtarisë së Kuvendit të këtyre viteve?

Nuk mendoj se Kuvendi Popullor ka rëndësi të dorës së parë krahasuar me organet udhëheqëse të PPSH-së. Them të shihen këto fonde, të cilat janë bazë për të gjykuar mbi zhvillimet në Shqipëri në vitet e komunizmit. Kryetari i Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi, kishte një post gati honorifik. Kuvendet e mëparshme kanë qenë më të hapura, që në një pjesë të kohës kanë pasur edhe opozitë, lejonin mendimin ndryshe. Kuvendi i Shqipërisë në periudhën e komunizmit është shumë i ngurtë, përveç viteve të para '46-'47. Më pas s'ka vlerë. Ligjet nuk kalonin me më pak se 100 për qind. Realisht deputetët nuk kanë vlerën e deputetëve të sotëm. Megjithatë, si pjesë, pavarësisht nga uniformiteti, mungesa e opozitës në regjimin komunist mendoj është e rëndësishme të studiohet se është histori e jona, pavarësisht se si është ajo. Le të zërë vendin që duhet të zërë. Por e theksoj: ka probleme më të mëdha të historisë shqiptare që duhen studiuar. Kuvendi i Shqipërisë i kësaj periudhe përbëhej nga frymë të vdekura. Trungu është Partia, dokumentet e fondeve të Komitetit Qendror, Byrosë Politike.

Po periudhat e tjera të funksionimit të Kuvendit, ç'peshë dhe rol kanë realisht në historinë e vendit?

Jo gjatë gjithë kohës në Shqipëri ka pasur kuvende. Kuvend kemi kur filloi të funksionojë shteti shqiptar. Sidomos periudha e viteve 1920-1924 është shumë interesante. Një periudhë gjatë së cilës mund të them se në Shqipëri kishte opozitë reale, periudhë e quajtur demokratike. Në periudhën e Zogut zërat opozitarë në Kuvend janë më të paktë, por s'kanë munguar. Një kuvend real kërkon hapësira demokratike, që në Shqipëri në pjesën më të madhe të shekullit XX ka munguar. Edhe në kohën e Zogut s'mund të flasësh për liri reale, duke patur parasysh kohën e sotme edhe për shkak të kompetencave të mëdha që kishte Mbreti. Studimet, gjykimet për Kuvendin, duhen parë në kuadrin e përpjekjeve për rishikimin e historisë së Shqipërisë dhe brenda koncepteve të përgjithshme të kësaj historie.

 BLERINA GOCE : Gazeta Metropol

       • Haradinaj, biseda me Millosheviēin nė qelitė e Hagės
       • Dhjetėra tė rinj humbin shikimin nė njė party
       • Dritėro Agolli: Dosjet na mbajtėn 20 vjet pezull
       • Shqiptarėt, evropianėt mė tė lashtė dhe mė tė rinj
       • Prodi: Si i njoha banditėt e 1997-s nė Vlorė
       • Konfirmohet prania e akullit nė Mars
       • Gjirokastrer, hapet tuneli sekret per turistet me 100 dhoma i Enver Hoxhes
       • Lineablu pėr herė tė parė nė Shqipėri
       • Trafiku i armėve, arrestohet Diveroli
       • Baton Haxhiu del sot para gjyqit nė Hagė. Akuza: Publikoi emrin e personit qė dėshmoi kunder Haradinajt
       • Roman universal mbi dhunėn njerėzore
       • Kosovė, 28 Nėntori fshihet nga lista e festave zyrtare
       • Njė gjyqtar i "Calciopoli" vendos titullin nė Shqipėri
       • Kuvendi Popullor, rėndėsia e rishkrimit tė historisė
       •  “The New York Times”: “Si u zgjodh Ramiz Alia pasues i Enver Hoxhes
       • Shqiperia feston "Ftesen e saj ne Nato"
       • Dosja e parė e CIA-s pėr Kosovėn, tė dhėna qė nuk i dinim
       • Intervistė me Min. e Mbrojtjes pėr situatėn nė Gėrdec
       • Bie nė rrjetė peshkaqeni 600-kilogramėsh
       • Boks, Ēagaev konfirmon: Do ndeshem me Luan Krasniqin
       • Ora 15.00 - Kosova e pavaruar
       • Sot lind shteti i Kosovės
       • Kosova, neser e pavarur
       • “Kamorra kontrollon industrinė e mbeturinave toksike”
       • Simbolet, variantet e flamurit tė Kosovės
       • Vlora qytet nafte apo turizmi
       • Mjeku pėrballė diktatorit
       • Studimi, Ndotja akustike, rrezikon degjimin ne Tirane
       • Shpresa Gashi: Kėndova para Titos, mė mbeti peng Enveri
       • Shqiptarėt qė qeverisėn Egjiptin 150 vjet
       • Skemat e Enver Hoxhes per prishjen me Rusine dhe Kinen
       • Tragjedia Anita Bitri: Hetimet, vdekja nga pakujdesia teknike
       • Festat, 400 milionė lekė fishekzjarrė
       • Tiranasit zgjedhin 10 personalitetet e vitit 2007
       • “Ju tregoj pse deshtuan bisedimet shqiptaro-amerikane ne vitin 1973”
       • Shėrbimi sekret, pėr herė tė parė njė histori
       • “Shqipėria e madhe”, projekt konkret, apo paranojė ballkanike
       • Bashkohet BE, do ta njohė si union shtetin e ri tė Kosovės
       • “Gjakmarrja sot nuk ka burrėri”
       • Sot 95 vjetori i Shpalljes se Pavaresise, Shqiperia ne feste
       • Hipokrizia e Evropės
       • Nė Brazil gjendet njė rezervė e jashtėzakonshme nafte
       • Gur mbi gurė sdo lemė nė Kosovė
       • Pas diktaturave, historia e njerėzve
       • Drita qe pritet nga tuneli Shqiperi-Kosove
       • Shpikjet mė tė mira dhe mė tė rėndėsishme tė vitit 2007
       • Njė Bibėl pėr gjithė tė krishterėt
       • Finacial Times “nxjerr ne ankand” Pallatin e Mbretit Zog
       • Lėngimi i shpirtit tė ushtarit
       • "Pastaj jemi burracakė"
       • Nobel pėr Paqen pėr Al Gore dhe Kėshillin Botėror tė Klimės
       • Ku bie Shqipėria
       • Shpallet ēmimi Nobel nė Mjekėsi
       • Vatikani dogji Templarėt si heretike
       • Viza jo pėr tė gjithė
       • Del nė shitje buldozeri qė rrėzoi Millosheviēin
       • Turizmi, qeveria jep 300 mijė euro pėr reklamėn nė CNN
       • Qosja: Bashkim me Shqipėrinė
       • Zgjedhjet 2008: Ja pikat e nxehta
       • Surroi: Pavarėsia e Kosovės - pėrcaktim historik
       • Pluralizmi shqiptar nė harkun e njė shekulli
       • Rusia teston bombėn e jashtėzakonshme
       • Eshtė radha e 50-vjeēarėve
       • Butrint, nė kėrkim tė ushtrisė sė mbytur
       • Botohen fotot e rralla tė vizitės sė Nėnė Terezės nė Shqipėri
       • Opera humbet yllin e saj
       • Armėt Kimike Shqiptare, Vdekja e fshehur prapa Dajtit
       • Shqipėria, kufiri i fundit i Evropės
       • Uji mė i rėndėsishėm se nafta - Mungesa e ujit tė pijshėm problem jetik pėr njerėzimin
       • Ikėn dėshmitari i Hiroshimės
       • Ujkonja e Selanikut zbutet nė Pobrat
       • Njė intervistė me David Deutch
       • Shqipėria nė zjarr...
       • Bamir Topi - Presidenti i ri i Shqiperise
       • Njė tunel i nėndheshėm nga Rusia nė Amerikė
       • Shkencėtarėt zbulojnė proteinėn pėrgjegjėse pėr infeksionin e hepatitit
       • Ardit Gjebrea: Nuk i konceptoj albumet si bukė qė u ze brumin
       • Orinda nuk ėshtė mė e Vogėl
       • Ngrohja Globale...Quo Vadis Albania?!
       • Laureta Meēi, Njė Shqiptare nė Hollywood


Zero-Revistė Kompjuteri
Coffe City Lounge
Sherime
Reklamat.info
Artikujt me te fundit:
Anjeza Pergatit Albumin e Pare
Ka folur shpesh, se ėshtė duke punuar pėr albumin e saj tė parė, por ... 
Cel siparin Festivali i Butrintit
Festivali Nderkombetar i Teatrit ne Butrint ka celur siparin dje ne ... 
Nė SHBA, qyteti i parė qė ecėn me erėn
Quhet Rock Port qyteti i parė i Shteteve tė Bashkuara, i furnizuar ... 
Pėrse tradhtojmė? Ah sikur ta dinim!
Nė njė marrėdhėnie tė sh kurtėr, ose tė gjatė, mes part nerėsh, ka ... 
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa