Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Numeratori Telefonik i Shqiperise
Lojra ne Internet
Video Shqiptare, Humor, filma
Albania
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Shqiperia | Te reja nga Shqiperia



Ina Rama, 700 faqe kundėr Mediut
Kryeprokurorja i dėrgon Kuvendit tė dhėnat shtesė pėr Gėrdecin. Por paralajmėron: Janė sekret hetimor, ndėshkohet kush i nxjer. Njė dosje prej 700 faqesh, me dokumente dhe fakte qė hedhin dritė mbi pėrgjegjėsinė e ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pėr dosjen "Gėrdeci" i ėshtė dėrguar Parlamentit tė Shqipėrisė nga Prokuroria e Pėrgjithshme.
Kjo e fundit, duke dashur të bindë parlamentarët për t‘i hequr imunitetin e deputetit Mediut ka dërguar dhjetëra urdhra të ish-ministrit, të cilat i adresohen Shtabit të Përgjithshëm, i cili shpeshherë urdhërohej në mënyrë të padrejtë. Krahas dosjes voluminoze, kryeprokurorja Ina Rama ka dërguar në Kuvend një shkresë, i cila i është bashkangjitur dosjes, ku thuhet se të gjithë personat, qofshin këta deputetë, nuk lejohen të publikojnë dosjen, pasi ka materiale top-sekret. Shkresa vijon se nëse shkelet urdhri i kryeprokurores, personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore. Burime konfidenciale nga organi i akuzës thanë për "Shqip" se në shkresën e dytë është bërë e qartë se heqja e imunitetit do të ndihmojë Prokurorinë të hetojë ish-ministrin e Mbrojtjes për tragjedinë e 15 marsit në Gërdec, ku mbetën të vrarë 26 persona, 300 u plagosën dhe u shkatërruan mijëra shtëpi e biznese. Sipas kryeprokurores Ina Rama ekzistojnë disa urdhra të ish-ministrit në kundërshtim me aktet nënligjore. Këto urdhra, sipas akuzës, kanë të bëjnë me mënjanimin e Shtabit të Përgjithshëm në procesin e caktimit të vendit të ngritjes së fabrikës, si dhe në urdhra që i jepnin të drejtën "SAC- AlbaDemil" të demontonte fishekë të kalibrave që nuk parashikoheshin në vendimet për t‘ia ngarkuar këtë proces "SAC-AlbaDemil".

Prova më e fortë e organit të akuzës, të cilën ia ka dërguar Kuvendit është urdhri 550 i Mediut. Prokuroria thotë se në vijim të aktivitetit të tij në kundërshtim me ligjin dhe në interes të përfitimeve të padrejta të subjekteve private që do të bënin çmontimin dhe çmilitarizimin e municioneve, ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, ka miratuar urdhrin nr. 550 "Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave". Hartimi i projekturdhrit është bërë nga stafi i ish-ministrit. Një urdhër tjetër ka dalë nga Mediu, i cili përcakton rregullat për hartimin dhe qarkullimin e akteve administrative. Prokuroria tha se ka bllokuar një memo për dhënie mendimi nga shefi i shtabit në lidhje me repartin e Bërzhitës, ku mendohej se do të kryhej demontimi i municioneve. Ndërkohë, një nga provat kryesore që hedh dritë mbi abuzimet e ish-ministrit Mediu është edhe fakti se gjashtë ditë para se të firmoste urdhrin për zbatimin e vendimit të KM, ndërmarrja MEICO kishte lidhur kontratë me shoqërinë SAC-Albademil, në datën 19 prill 2007, kontratë e cila ka qenë pjesë e praktikës së projekturdhrit të dërguar për t‘u nënshkruar tek ish-ministri.

Kuvendi

Në mbledhjen e fundit të këshillit të imuniteteve, anëtari i këtij këshilli, deputeti i PR-së, Arian madhi, i kërkoi Kryetares së Kuvendit, Topalli, që institucioni i akuzës të paraqiste dokumente shtesë që të analizohen nga këshilli përpara se t‘i kërkojnë ose jo Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Mediu. Kërkesa u pranua nga Topalli, e cila nëpërmjet një shkrese ia bëri të ditur këtë kryeprokurores Ina Rama. Kjo e fundit brenda një javë i ka vënë Kuvendit në dispozicion të gjithë dosjen që organi i akuzës ka për deputetin Mediu. Dosja ka mbërritur dje në orët e para të paradites dhe është mbajtur mjaft sekret nga drejtuesit e Kuvendit. Askush nuk ka bërë të mundur vënien në dispozicion të gazetarëve të interesuar për një kopje të këtij materiali. Sipas drejtuesve të Kuvendit, kjo ishte e pamundur, pasi me urdhër të kryeprokurores Ina Rama dosja ishte sekret, pasi mbi të po hetojnë prokuroret ndaj ajo nuk mund t‘i jepet për botim medias. Gjithashtu, nga funksionarët e lartë të Kuvendit bëhet e ditur se kryeprokurorja ka shkuar deri aty sa ka kërcënuar funksionarët e Kuvendit duke iu bërë të ditur nëpërmjet një shkrese se kush e nxjerr për botim këtë dosje do të ndiqet penalisht. Me gjithë insistimin e medias, funksionarët e lartë të Kuvendit nuk kanë dashur të rriskojnë për një gjë të tillë ndaj nuk kanë nxjerrë asnjë kopje të kësaj dosjeje, e cila është e përbërë prej rreth 700 faqesh. Mësohet se aktualisht në Kuvend janë vetëm dhjetë kopje të kësaj dosjeje, e cila do t‘u vihet në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Rregullores. Kjo dosje do të shqyrtohet prej tyre, por pa komentuar më pas detajet para mediave.

Nga : Gazeta Shqip

       • Emrat pėr nė Gjykatėn e Lartė, hetues tė komunizmit, tė pėrfolur pėr korrupsion dhe nė ndjekje penal
       • “Forbes”: Jeni tė fundit nė botė pėr mbrojtjen e investitorėve
       • Luan Rama braktis PS, kalon te LSI e Metes
       • Thaci, vizite historike ne Tirane
       • Berisha uzurpon Gjykatėn e Lartė
       • Topalli, leter Ina Rames: Materiale shtese per Mediun
       • Brukseli mirėpret kandidimin e Shqipėrisė si anėtare e plotė nė BE
       • Ndahet nga Jeta Dritan Hoxha
       • Godo: Topi te "rishikoje" Ina Ramen
       • Ina Rama, 700 faqe kundėr Mediut
       • Topi: Heqja e imunitetit, njė mrekulli
       • Lammert: Mė bėn pėrshtypje se sa shumė ka ecur Shqipėria
       • “Dita Nderkombetare e Drejtesise”
       • Korrupsioni, sondazhi rrėzon Berishėn
       • Kushtetuta, Topi firmos, edhe pse ishte kundėr
       • 32 firma kundėr Berishės: President me votė popullore
       • Romela Begaj, kampione e Evropes
       • ATF zbulon shkaktarin e Gėrdecit
       • Shqipėria, Kroacia sigurojnė ftesėn pėr nė NATO, Maqedonia mbetet jashtė
       • Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa beri sot betimin para Presidentit te Republikes
       • Artikulli i publikuar nga New York Times
       • Shkrimi i New York Times, Berisha: Perdoreni si leter higjenike
       • Gėrdec, letrat sekrete Mediu-Hoxha
       • Deklarata e Topit: Tragjedia e Gerdecit ka fajtor
       • Ina Rama i kerkon ndihme SHBA-ve
       • Dorehiqet ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu
       • SOS! 26 zonat mė tė rrezikshme
       • Kosova e gatshme pėr tė dhėnė gjak pėr tė plagosurit
       • Reparti ne ere, 9 viktima


Zero-Revistė Kompjuteri
Coffe City Lounge
Sherime
Reklamat.info
Artikujt me te fundit:
Ne, tė fundit e Mohikanėve
Nė Vlorė kanė mbetur vetėm 7 peshkatarė qė kapin peshk me grepa dhe ... 
Njė udhėtim i paqtė nė perlėn Divjakė
Pasi kalon rrethrrotullimin nė afėrsi tė Rrogozhinės dhe merr rrugėn ... 
Tetė mėnyra pėr tė larguar stresin
Si mund tė ēlodhet trupi dhe tė rimėkėmbet shpirti Keni pasur njė ... 
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa