Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Numeratori Telefonik i Shqiperise
Lojra ne Internet
Video Shqiptare, Humor, filma
Albania
Hapesira
Artikull Lajm

Celesi, Guida e Tiranes
  Kreu | Argetim | Personazh



Sonila Vjeshta, shqiptarja e kinematografisė britanike
Sonila Vjeshta mbase nė Shqipėri ėshtė njė emėr krejt i panjohur. Nė Britaninė e Madhe, falė talentit dhe vendosmėrisė, ajo dalėngadalė po bėhet njė emėr gjithnjė e mė i njohur nė arenėn e kinematografisė sė kėtij vendi. Ajo ėshtė njė aktore, tashmė e afirmuar nė Britani, ku jeton qė prej nėntė vitesh.
Një kërkim i shpejtë në motorin kërkues "Google" me emrin Sonila Vjeshta, të drejton në dhjetëra faqe online, ku emri saj është prezent. Emrin e aktores shqiptare e gjen në bankën më të madhe me të dhëna për njerëzit e artit e quajtur "The Internet Movie Database". Krahas një fotoje artistike në këtë faqe, të dhënat që dalin janë shumë domethënëse. Vendlindja e saj është Berati.

Por, kush është aktorja shqiptare e kinematografisë britanike, e cila preferon të mbajë një profil të ulët larg shkrimeve apo lajmeve në median britanike, përfshi atë shqiptare?

Vetëm këmbëngulja prej gazetari, bën që më në fund, pas afro një viti nga shkëmbimi i mesazheve të para, ajo të jetë ballë për ballë për të t‘iu përgjigjur një mori pyetjesh. Sonila vjen në kohë në një pastiçeri italiane të qetë me pak njerëz, në një prej lagjeve më të këndshme të Londrës e quajtur "Angel". Që në fillim miqësore. "Më në fund, ja ku u takuam". Kjo është batuta e parë, e shoqëruar nga një buzëqeshje e saj, duke ç‘tensionuar menjëherë situatën përballë njeriut të medias, duke dashur të thotë: "Më pyet sa më pak dhe saktë. Më pëlqen media, por jo të jap intervista". Megjithatë, ajo që në pamje të parë reflekton mirësinë e një vajze shqiptare, e cila megjithëse ka nëntë vjet në Angli, ka studiuar në një shkollë aktrimi angleze, e më të shumtën e miqve i ka anglezë, ende nuk e ka zhdukur aksentin e një vajze me origjinë nga qyteti i një mbi një dritareve. Në botën e kinematografisë ajo nuk është rastësisht. "Që e vogël jam angazhuar në Pallatin e Kulturës në Berat, duke recituar vjersha për partinë", thotë ajo duke qeshur natyrshëm. E më pas, vjershat do t‘ia linin vendin interpretimeve të para në vitin 1996, kur Sonila do të niste studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, për të cilën kujton se të gjitha vendet ishin zënë dhe ajo mundi të hyjë në këtë shkollë nga listat shtesë. "Edhe sot nuk arrij ta kuptoj se sa me fat isha të hyja në këtë shkollë. Isha e 11-ta që do të pranohesha. Ky është numri i fatit pasi kam lindur me 11 shkurt", rrëfen Sonila, teksa shijon një kafe me qumësht soje. Ky fat nuk është lënë pa u shfrytëzuar nga Vjeshta për t‘u shkolluar e mbaruar atë me rezultate maksimale.

Nuk harron të flasë me shumë respekt për pedagogët në veçanti për njërin prej tyre, të madhin Birçe Hasko për të cilin tregon.

"Kur shkoj në Tiranë dhe takohem me profesor Birçen, ai nuk më lë të paguaj. Është njëri prej atyre që ka bërë shumë për mua në mjeshtërinë e aktrimit. Sonila ishte një ndër vajzat që morën pjesë në bashkëpunimin në Milano dhe më pas u shfaq te publiku shqiptar gjithashtu, me teatrin eksperimental italian ATIR. Asaj i ishte besuar roli i një prej bakanteve në shfaqjen "Bakantet" të Euripidit, të cilën Sonila e përshkruan si një shfaqje fantastike, ku me të interpretuan edhe gjashtë shoqet e saj të kursit ardhur nga Tirana. E nëse aktrimi i saj dhe kolegëve shqiptarë do të duartrokitej në Itali, në Shqipëri publiku e priti pak me sy të hapur këtë pjesë, pasi kishte disa skena nudo dhe tone në koncepte artistike dhe shoqërore kontroverse.

Dëshira për të udhëtuar e çon Sonilën në Angli, ku ajo kishte disa miq. Ishte viti 1999, kur për herë të parë do të shkelte në këtë vend pa e ditur se për të do të bëhej vendi i realizimit të një ëndrre të madhe: konsolidimit të saj si aktore. Tani, pas më shumë se nëntë vjetësh, me çfarë ka arritur, nuk ka dyshim se ajo ka bërë zgjedhjen e duhur. Megjithëse kishte një shkollim mjaft të zgjedhur dhe të vlefshëm nga Akademia e Arteve në Tiranë, kjo nuk e ndalon për të ndjekur një ndër shkollat më të mira angleze të aktrimit e predominuar në fushën e teatrit, të cilën Sonila e quan si dashurinë e saj të madhe. Edhe për tri vjet të tjera ajo do t‘i dedikohej kësaj shkolle në qytetin e bukur verior anglez të Mançesterit. Adoptimi me kulturën angleze dhe jetën në këtë vend përveç shkollës ishte një tjetër aspekt që duhej realizuar për aktoren shqiptare.

Arritja e kësaj do të realizohej përmes punëve vullnetare në kohën e lirë. "Në mendjen time ishte vetëm një gjë: të aktroja. Të marrësh vendime të drejta në fushën e artit është e vështirë. Me mbarimin e shkollës në Angli e diplomimin m‘u desh të gjeja një agjent që do të më prezantonte si aktore. Fillimi është i vështirë, pasi agjenti që gjeta mundohej të më gjente punë si modele e jo si aktore. Kjo nuk ishte ajo që doja të bëja, pasi kisha studiuar për aktore dhe jo për modele", tregon Sonila për hapat e parë në industrinë kinematografike britanike, ku konkurrenca është e madhe dhe njëkohësisht e egër.

Pasi ka lënë Mançesterin, në të cilin ka kaluar tre vjet si studente, ku krahas studimeve nuk ka lënë pa shijuar jetën e natës plot ngjyra të këtij qyteti, ndalesa e ardhshme është Londra.

Sonila kujton se që në fillim nuk munguan ftesat për intervista nga agjentë të ndryshëm. Vjen momenti intervistës së parë që për të ishte shumë e rëndësishme. Sonila kujton se ishte një ditë pas datës 7 korrik 2005, kur terrorizmi kishte goditur metrotë e Londrës. Kjo nuk e frikësoi apo ndaloi të shkojë në kohë në atë intervistë për të cilën thotë: "Doja të tregoja angazhimin tim maksimal. Intervista shkoi mirë. Ata që më intervistuan më thanë se i ngjaja aktores Sandra Bullock, gjë e cila mund të ishte diçka jo në favorin tim. I thashë me vendosmëri. Unë nuk i ngjaj asaj, megjithatë ajo nuk është aspak e keqe si paraqitje edhe po t‘i ngjaj. Pata dhe disa intervista të tjera nga të cilat më në fund zgjodha agjenten time, e cila punon shumë dhe përpiqet të më gjejë sa më shumë role. Kështu ajo më siguroi të merrja pjesë në provat e filmit "Wanted", ku luan Angelina Joly, që do të jetë në kinema së shpejti. Intervistat shkuan mirë, por regjisori Timur Bekmambetov vendosi ta heqë rolin tim nga filmi, duke më kërkuar ndjesë", vijon së treguari ajo për përvojën londineze, që pavarësisht nga ky mosrealizim roli, vendosmëria e saj mbeti në shkallën maksimale. Filmi i radhës në të cilën do të luante ishte "Charlie White", një produksion britanik me kastë aktorësh të rinj, ku Sonila luan rolin e së dashurës së një modeli, të cilit nëpër festa i qepen shumë vajza nga pas. Kjo nuk i pëlqen Charli-t, djalit që kërkon të jetë një "playboy", e ta duan të gjithë vetëm e vetëm se ai vjen nga një familje e pasur. Charli, i zhytur thellë në spiralen e kokainës, mahnitet nga bukuria e Skarlet që luhet nga Vjeshta në rolin e këngëtares europiane të popit, por ajo nuk është e interesuar në të. Ai i hedh helm në një gotë shampanjë të dashurit, duke e vrarë më pas në banjë, me qëllim që ta bënte të tijën këngëtaren e bukur. Ky film do të fitonte një sërë çmimesh, ndër to atë të "Best Feature Digital Film Festival 2005", në Los Anxhelos, SHBA, "11 Bradford Film Festival", e "Comonoëelth film Festival" në Angli. Tashmë akulli ishte thyer. Ofertat për prova skenike në filma të ndryshëm sa vijnë e shtohen për aktoren shqiptare si për shembull në një rikthim provash për "The Dark Knight", e cila është sekuenca e "Batman Begins", me regjisor Christopher Nolan, të cilin Sonila e takoi personalisht. Gjithashtu konkurroi për "Hostel II" me regjisor Elia Roth dhe producent Quentin Tarantino. Sonila thotë se paçka se nuk ka mundur të luajë në këto filma, ajo është e vetëdijshme për vështirësitë në këtë zanat, por ajo pret e duruar rolet e tjera, normale kjo për shumë aktore në industrinë e kësaj mjeshtërie.

Dhe pritja nuk do të ishte e gjatë. Ka vetëm pak kohë që ajo ka përfunduar së xhiruari rolin kryesor të Kashës, një vajzë polake në teledramën e BBC-së, e quajtur "Belonging". Kjo është një dramë që ka disa vite që shfaqet në gjigandin mediatik britanik. Sonila kujton se për këtë rol iu desh të mësonte se si të luante poker. "Kasha është një vajzë çamarroke. Jeta e saj është e përkëdhelur financiarisht dhe me vëmendje prej familjes, me truprojë e shofer. Ka dëshirë të jetë kudo dhe t‘i bëjë të gjitha. M‘u desh disi një kohë e gjatë për t‘u përshtatur me këtë rol. Më në fund, ia dola mbanë. Publiku do ta ndjekë atë në dhjetor 2008", tregon ajo.

Po tani me çfarë po merret ajo?

"Pritja për aktorët është diçka normale. Jam duke pritur ftesën e radhës nga agjentja ime për ndonjë rol të mundshëm", përgjigjet ajo.

Pavarësisht nga kjo pritje, ajo ka vite që pret një ftesë akoma më të rëndësishme, të cilën e quan një ëndërr. Të luaj në një film shqiptar për të cilin thotë: "Do të isha shumë e lumtur të më vinte një ftesë nga regjisorë shqiptarë si Gjergj Xhuvani, të luaja në filmat e tij. Për mua do të jetë një ëndërr e bërë realitet". Nuk ka dyshim se kjo vajzë shqiptare do të arrijë çdo objektiv që i ka vënë vetes, pasi arma e saj më e fuqishme për të shkuar përpara është vendosmëria në rrugën e artit që ka zgjedhur që kur ishte e vogël, duke recituar vjersha për partinë. Si pa u kuptuar kanë kaluar më shumë se 60 minuta. Sa më shumë të qëndrosh me Sonila Vjeshtën, aq më shumë ke se për çfarë ta pyesësh. Është koha për një gotë verë. Ashtu bëjmë. Shkojmë në barin më të afërt. Tashmë kur diktofoni im është i mbyllur, ajo nis të pyesë për sekretet e gazetarisë. Përsëri duke qeshur, përsëri e gjen batutën e radhës duke thënë: "Nuk duhet t‘u besosh gazetarëve". Mbase kjo ka qenë edhe arsyeja përse ajo kërkon të jetë larg vëmendjes së tyre. Si do që të jetë, një gjë është e dukshme: thjeshtësia është tipari kryesor për Sonilën, ndryshe nga koleget e saj aktore kapriçioze, gjë e cila e bën atë një të intervistuar më shumë se speciale për cilindo gazetar që do të përballet me të. Mbi të gjitha, ajo është një shqiptare e cila në mënyrë të padiskutueshme rreshtohet në krahun e shembujve pozitivë të shqiptarëve të suksesshëm në Britaninë e Madhe.

Nga Gazeta Shqip

       • 100% Rezarta
       • Sonila Vjeshta, shqiptarja e kinematografisė britanike
       • Ēfarė surprize, Maradona elegant!
       • Timo Flloko nga A nė Zh
       • Rikard Ljarja, aktori nė ditėlindjen e 65-tė
       • Njė jetė nė shėrbim tė Shqipėrisė Abaz Ermenji
       • Mrekullia ėshtė njeriu
       • Pse e vrau veten arkitekti Karl Gega?
       • Besnik Mustafaj: “Biblioteka ime ne deklarimin e pasurisė”
       • Pentagramet e ndaluara tė pianistit tė parė
       • Musine Kokalari, Leterkembimi me Enverin
       • Rudina dhe Zhani Ciko: Nė dashuri me "realizime plani"
       • Justina Aliaj, E kush nuk e njeh kete emer
       • Preē Zogaj: Nga tė lexuarit mėsova tė shkruaj
       • Donald Lambro: “Historia e librit tim, qė frymėzoi presidentin Regan pėr fushatėn elektorale”
       • Besart Berisha futbollisti Shqiptare qe luan me klubet Gjermane
       • Tinka Kurti: Shkela cdo bestytni per puthjen e pare te filmit shqiptar
       • Nertila Koka-Kėngėtarja e ėmbėl e skenave
       • Arnold Schwarzenegger: Shembulli i Kalifornisė sime
       • Mirela Bogdani, kandidatja e konservatoreve angleze per deputete ne BE
       • Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
       • Gheraradio Bosio, krijuesi i njė kryeqyteti
       • Detyra e fundit e Xhanfise Keko
       • Vladimir Putin, njeriu i vitit nė revistėn “Time”
       • Top modelja Bruni e fejuara e re e Nikola Sarkozi
       • Kush ishte Jakov Milaj
       • Kthesat e Elsa Liles
       • Pasionanti i natyrės
       • Atentatori i Hitlerit lindi 100 vjet mė parė
       • Edhe prania ishte mungese
       • Camaj pa kapele bavareze...
       • Si u manipulua vepra e Nolit
       • Fantazia ėshtė jetike - nė 100 vjetorin e lindjes sė autores pėr fėmijė Astrid Lindgren
       • Robert McNamara, strategu i numrave
       • Sekretet e zonjės Shekspir
       • Qipro, feston 100 vjetorin duke u hedhur me parashute
       • Maria Kalas, In Memoriam ne Tirane
       • Fadil Berisha fotografi Shqiptar
       • Kur Hitleri lexonte Nostradamusin
       • Jona, kthim nė fėmijėri
       • Lamtumire Marsel, zoteria i gjesteve
       • Eqerem Ēabej
       • Bajram Curri
       • Jo pėrbaltjes
       • Nė 30-vjetorin e vdekjes sė Elvis Presley-it
       • Njeriu qe i dha jete Muzikes
       • JK Rowling: Tė jetosh me famėn, paratė, por tashmė pa Harrin
       • Mishel Fajfer, mė e bukur dhe mė energjike se kurrė
       • Kledi Kadiu
       • Ana e panjohur e Hilari Klintonit
       • Pėrsiatės nordik dhe meditues i vdekjes
       • Saimir Strati drejt rekordit te dyte Gines
       • Shuhet Violeta Manushi, pėrjetėsoi Teto Ollgėn
       • Gjebrea, para eres se re
       • Petro Marko, personaliteti i panėnshtruar nga persekutimi
       • Pano: Rrefimi i jetes sime
       • Elvana dhe gjithe bemat e saj
       •  Kadare, shqipja e shqiptarėve
       • Sadina Alla - Prezenca e Shqiperise ne Miss Universe 2007
       • Qirinj nė skenėn ku ndėrroi jetė Prodani
       • Kadri Roshi-Legjenda e skenės
       • Edit Durham
       • ERA e Mbare qe te Shpie ne Miss Univers
       • Elida Cangonji, me Pengun e njė Minifundi
       • Masiela Lusha, Emri Shqiptar nė Hollivud
       • Azem Galica
       • Ismail Qemali
       • Gjergj Kastrioti Skenderbeu
       • Papa shqiptar Klementi XI dhe familja Albani
       • Gonxhe Bojaxhi
       • Ca Ditė Pushimi pėr Adelinėn
       • Rikthimi i dyte i Ledina Ēelos
       • A Eshte Puthje Per Dashuri Apo Puthje Biznesi?
       • Eliza Patrisia Dushku
       • Karriera e Aktorit Uill Smith
       • Yjet - Me aktorin Nikolas Keixh
       • Nora Xhons debuton me njė album tė ri
       • Piktori Sotiraq Xega me 100 punime nga Morava
       • Jakup Ferri me vizatime tė reja
       • Orinda Huta
       • Elsa Lila, nė garė, natėn e dytė tė Sanremos
       • Michael Jackson Mund te Behet Mysliman
       • Beyonce Tani Modele
       • Kur VIP-at Janė Vetėm “miq”
       • Shan Pici, nxėnėsi i Marubit qė i la Shkodrės 70 mijė negativė


Zero-Revistė Kompjuteri
Internet Falas nga Satel Communication
Shqiperia.com vleresohet si faqja mė e mirė 2007
Jon Shpk
Reklamat.info
Artikujt me te fundit:
Studimi: Meshkujt mė mirė martohen me sekretaren se me shefen e tyre
Thuhet se meshkujt janė shumė tė thjeshtė nė mendime, ndėrkohė  ..
Vezėt, aty ku "lind" jeta
Prej saj mund tė lindė njė qenie e re ndaj mund tė jetė kjo ars ..
10 maj 1941, kur Viktor Emanueli III vizitonte Shqipėrinė
Plot 67 vjet mė parė, mė 10 maj tė vitit 1941, Mbreti i Italisė ..
Ernest Heminguei, shkruan mė mirė kur dashuron
"Unė shkruaj ēdo mėngjes, mundėsisht sapo agon dita. Nė kėtė or ..
100% Rezarta
Pas tre muaj pune intensive, nė atelienė e saj, stilistja Rezar ..
WebDate - Meet Boys and Girls

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2007 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa