Si u fshi Van Persie brenda 2 min per Wilshere?

 Si u fshi Van Persie brenda 2 min per Wilshere?

Kemi parë edhe herë të tjera përpjekje tifozash që transfomojnë fanellat sportive, por kësaj here, përpjekja e një tifozi të Arsenalit ka bërë bujë. Kështu e ka transformuar ky tifoz fanellën e Van Persie-t në lojtarin me numrin 10, Jack Wilshere, shkruan "Metro".

Harrojeni qepjen me gjilpërë dhe gjëra të tilla, pasi kësaj here, është dashur vetëm një lapustilë e zezë dhe vetëm dy minuta kohë.

Në fakt, shumë tifozave iu thye zemra kur Arsenali vendosi ta shiste Robin van Persie-n, sidomos një klubi rival si atij të Mançesterit. Mirëpo ata gjetën mënyrat e tyre të përballimit të këtij fakti, por ajo që shpiku ky tifoz duket se "e ka fshirë" lehtësisht, brenda dy minutave, historinë e holandezit 31-vjeçar në klub. Atij iu desh kaq pak kohë dhe mundim për të shkruajtur Wilshere poshtë emrit të van Persie-t.

A ka qenë përpjekja e suksesshme? Nuk e dimë, por kjo mjaftoi për të pasur një fanellë të lirë, të punuar me dorë dhe pa humbur kohë!

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama